87 vjet më parë…Telegrami i Mehdi Frashërit për Benito Musolinin: Më mirë vdekjen se sa çnderimin…
7 prill 1939
Z. Mehdi Frashëri, ish-President i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë i ka drejtuar një telegram direkt Benito Musolinit:
“Nga hiri i shpirtit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, ne bëjmë thirrje për një sakrificë supreme. Ne do të preferonim më mirë vdekjen se sa çnderimin.
Ne e dimë se ju posedoni një artileri të fuqishme; keni mitroloza, gaz asfikues, aeroplanë dhe gjithçka tjetër shkatërruese që sjell me vete një luftë. Ne kemi vetëm shpirtin e kurajës dhe të sakrificës për të rënë si martirë.
Kanë kaluar pesë shekuj të mbushur me lumenj gjaku, duke ia nisur me barbarët aziatikë. E tashmë, në shekullin e njëzetë, ju në emër të popullit italian merrni përsipër të kryeni barbarizma nën etiketën e oksidentit? Unë do të dëshiroja t´ju kujtoja se kjo do të sjellë dëme të pariparueshme. Pranojeni pavarësinë e Shqipërisë ashtu siç është z. Mussolini, pasi ky paralajmërim është dëshira intime e popullit shqiptar. Përndryshe, armata fashiste do të kalojë jo vetëm mbi kufomat e burrave të këtij vendi, por edhe të grave të tij”.
Nga Saimir Kadiu
Një ritëm shumë i lartë i zemrës në gjendje qetësie është njohur prej kohësh…
Pavarësisht moshës, flokët e thinjur janë problem për shumë njerëz, femra dhe meshkuj.…
Shumë prej nesh e kujtojnë autoshkollën mes mjegullës, si dhe maturën, udhëtimet e…
A ju ka ndodhur të shihni një fytyrë në një prizë elektrike, të…
Migrena nuk është thjesht një dhimbje e fortë koke. Bëhet fjalë për një…
Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore. Por për personat që…