<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Për ju që jeni alergjik ndaj polenit bëni mirë të lexoni këtë artikull!

 

 

Me afrimin e pranverës, miliona njerëz tashmë i druhen pjesës më të pakëndshme të motit më të ngrohtë polenit. Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga alergjia sezonale (hayfever), duke sjellë kruarje të syve, rrjedhje të hundës, vështirësi në frymëmarrje dhe teshtima.

 

Nëse jeni nga ata që e kanë të vështirë ta përballojnë pranverën, ka disa gjëra që mund të bëni për të lehtësuar simptomat. Tina Patel ka ndarë disa mënyra për të ulur rrezikun e simptomave të alergjisë këtë pranverë. Këshilla e saj e parë është të mos nxitoni t’i hapni të gjitha dritaret sapo të ngrohet moti. Edhe pse është joshëse të fusni ajër të freskët në shtëpi, kjo mund të sjellë edhe një “mysafir” të padëshiruar polenin.

 

Hapja e dritareve e ekspozon brendësinë e shtëpisë ndaj polenit që era mund ta ketë shpërndarë, gjë që mund të shkaktojë irritim, lotim të syve dhe të jetë e vështirë për t’u larguar pasi të futet brenda, shpjegon ajo. Mos harroni ta pastroni shtëpinë rregullisht me fshesë me korent dhe të fshini sipërfaqet e prekura me një leckë të lagur për të ndihmuar në largimin e polenit.

 

Ajo rekomandon gjithashtu që personat me alergji sezonale të mos mbajnë lule të freskëta në shtëpi, ose të paktën të informohen mirë për llojin e luleve që sjellin brenda. Tina thotë:

 

Megjithëse bimët dhe lulet e freskëta e zbukurojnë ambientin dhe i japin ngjyrë shtëpisë, ato ju ekspozojnë ndaj polenit dhe ka gjasa t’i përkeqësojnë simptomat. Merrni parasysh të zgjidhni lule të përshtatshme për personat me alergji si trëndafilat, tulipanët, hortensiat, orkidetë dhe bozhuret.

Është gjithashtu e rëndësishme të përpiqeni të qëndroni sa më pak të ekspozuar ndaj polenit. Tina këshillon:

Për të mbajtur polenin larg, mund të aplikoni vazelinë rreth vrimave të hundës, e cila ndihmon në kapjen e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë përpara se të hyjnë në hundë.Duhet gjithashtu të bëni dush dhe të ndërroni rrobat sapo të ktheheni në shtëpi pasi keni qenë jashtë, për të larguar polenin nga trupi dhe veshjet.

admin admin

Recent Posts

Afrika drejt ndarjes, një oqean i ri po formohet

Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…

9 hours ago

Bima kacavjerrëse që po “pushton” kopshtet: Lulëzon pa ndalur dhe krijon pamje magjike

Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…

10 hours ago

5 gjërat që duhet t’i dini mbi ndryshimin e orës të dielën

Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…

10 hours ago

Falsifikimi i Fakteve: Emri origjinal është Ngushtica e Halid ibn Velid, jo Hormuzi

Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…

10 hours ago

Burra shqiptarë të Ibaracit pranë Rozhajës, dëshmi historike nga viti 1924

Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…

11 hours ago

Zbulim i ri: Ky ushqim mund të ndihmojë në largimin e mikroplastikës nga trupi

Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…

11 hours ago