DIOKLECIANI, MAKSIMIANI, GALERIUSI DHE KONSTANCI I,
KËTA ISHIN KATËRSHJA E PERNADORËVE ILIRË, QË SUNDUAN ROMËN NJËKOHËSISHT. SISTEMIN E QUAJTUR “TETRARKI” E SHPIKËN CEZARËT ILIRË. KY SISTEM I ZGJATI JETËN EDHE 100 VJET PERANDORISË ROMAKE
Formimi i Tetrarkisë dhe fushatat ushtarake.
Për të kontrolluar më mirë perandorinë, Diokleciani emëroi si Cezar vartës Aurelius Valerius Maximianus-in, një bashkëatdhetar ilir dhe një ushtarak, në mesin e vitit 285 në Milano. Diokleciani e dërgoi menjëherë Maksimianin për të shtypur kryengritjen e Bagaudëve, një grup fshatarësh ruralë nën drejtimin e një udhëheqësi të quajtur Amandus, i cili pretendonte pushtet perandorak.
Në prill të vitit 286, Diokleciani e ngriti Maksimianin në rangun e plotë të Augustit dhe u drejtua nga Lindja për të rregulluar marrëdhëniet me Persinë dhe Armeninë. Në vitin 287 ai dhe Maksimiani morën përkatësisht titujt nderues “Iovius” dhe “Herculius”, duke shpallur kështu një lidhje personale me perënditë Jupiter dhe Herkul, si edhe një marrëdhënie simbolike at–bir.
Diokleciani zhvilloi fushata në kufirin reatian në vitin 288 dhe kundër sarmatëve në Danubin e mesëm në vitin 289, duke vendosur bazën e tij në Sirmium. Në verën e vitit 290 ai u zhvendos në Siri për të luftuar kundër saraçenëve, më pas u kthye në Sirmium dhe prej andej në Milano, ku u takua me Maksimianin në dimrin 290–291. Në Perëndim, komandanti detar Carausius ishte akuzuar për përvetësim të plaçkës së kapur nga piratët saksonë dhe frankë dhe kishte shpërthyer në kryengritje në Gali, në vitin 286. Pasi u zhvendos në Britani, Carausius-i pengoi përpjekjet e Maksimianit për ta rrëzuar.
Qoftë si rezultat i planifikimit të mëparshëm në Milano në vitin 291, qoftë thjesht si përgjigje ndaj nevojës për komandantë shtesë, Diokleciani dhe Maksimiani emëruan dy Cezarë për të shërbyer si vartës të tyre. Më 1 mars 293 Maksimiani vendosi Julius Constantius (Konstanci I) në këtë detyrë dhe pak kohë më vonë Diokleciani ngriti Galerius Armentarius (Galerin) në të njëjtin pozicion.
Cezarët, të ciliët ishin gjithashtu të dy ushtarakë ilirë, u adoptuan nga (dhe u martuan me vajzat e tyre) Augustët përkatës, duke krijuar kështu lidhje pothuajse familjare dhe dinastike. Ky sistem i sundimit nga katër persona, i quajtur nga studiuesit modernë Tetrarki, pati pasoja të mëdha në qeverisjen perandorake për shekullin vijues.
FB: Thënie për shqiptarët
__________
Titulli: The Oxford encyclopedia of ancient Greece and Rome. – Vol. 1 – 7. V. 1
Autori: Michael Gagarin
Botuesi: Oxford University Press, 2010
Dy arkeologë amerikanë thonë se kanë zbuluar rrënojat e një anijeje portugeze të shekullit XVIII,…
Arben N. Bushgjoka Ka pasë burra kjo tokë, po emni i Gjelosh Markut nga Shala…
Nga Prof. Abas ERMENJI Kush e mendonte dy muaj më parë, se sot do të…
Nëse agjëroni, a e dini sa e rëndësishme është mënyra si duhet të pini…
Punch, një makak i ri japonez i lindur në korrik të vitit të kaluar…
Agjërimi është një praktikë shpirtërore e rëndësishme për shumë besimtarë, por për personat me…