<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Kuajt specialë, fisnikëria që vrapon nëpër shekuj

Nga stepat e Azisë te simbolet kombëtare të Turkmenistanit, historia e racave më të rralla

Ajri i Parajsës fryn mes veshëve të kalit, thotë një proverbë e vjetër arabe.

Simbol force, elegance, energjie dhe mbi të gjitha lirie, kali që prej antikitetit është një ndër kafshët më të dashura dhe tërheqëse për njeriun. Evolucioni i tij mendohet se nisi rreth 50 miliona vite me parë, ndërsa njeriu filloi ta zbuste rreth 5000 vjet p.e.s, fillimisht në një rajon të Rusisë, e më pas u përhaq në të gjithë kontinentin.

Në mbretërinë e kafshëve, padyshim është kafsha më e fisme dhe me harmoni të pakrahasueshme.

Për personalitetin, krenarinë, pavarësinë, forcën, fuqinë, rebelimin dhe natyrën interesante, njeriu e ka zgjedhur gjithnjë afër vetes si kafshë besnike, dhe e ka rritur duke seleksionuar karakteristikat më të përshtatshme.

Sot në botë numërohen rreth 300 raca të ndryshme kuajsh, të gjithë pasardhës të kuajve të zbutur nga humanët ndër mijëvjeçarë.

Ndahen në bazë të formës trupore por edhe temperamentit, me gjak te ftohtë, mezzosangue apo purosangue. Kuajt e egër, biologjikisht janë ata të cilëve as paraardhësit nuk janë zbutur kurrë nga njeriu, dhe raca e vetme që mund të konsiderohet e egër, sot është Przewalski, që ndryshe njihet dhe si Raca e egër mongole, pasi jeton në Mongoli, dhe deri para pak kohësh ishte kafshë e klasifikuar në rrezik zhdukjeje.

Konsiderohet i fundit dhe i vetmi kalë i pastër i egër, dhe i deklaruar i zhdukur në natyrë në vitet 1960, gjatë 40 viteve te fundit u realizuan përpjekje të mëdha për konservimimin dhe mbrotjen e species, dhe pas zhdukjes totale ne Kinë, popullsia në nivel global ka arritur në 2000 ekzemplarë, prej të cilëve 1300 të lëshuar në liri në territore mes Mongolisë, Kinës dhe Kazakistan.

Në Kinë falë programeve tuteluese, tashmë numërohen 900 individë, të cilët në një zonë të mbrojtur natyrore, Kalamaili në Xinjiang.

Gjenetikisht janë ndryshe nga kuajt e tjerë, pasi kanë 66 kromozome, dhe jo 64. Studimet e vazhdueshme mbi ta kanë konfirmuar që janë e vetmja racë kuajsh që ka qënë gjithnjë, që në krye te herës, e egër dhe e padominuar, kryqëzuar apo e zbutur ndonjëhere nga njeriu.

Lëshimi i tyre së fundmi në stepat aziatike është në dobi të gjithë ekositemit, duke favorizuar biodiversitetin .

Ndër racat e tjera, gjysmë të egra, që prejardhjen e kanë nga kuaj të zbutur nga njeriu përgjatë historisë, janë Mustangu amerikan, me prejardhje nga kuajt spanjollë të dërguar në tokë amerikane gjatë zbulimit të kontinentit.

 

Ndërsa ndër racat më të famshme, renditen Purosangue Anglez, i famshëm për shpejtësinë, dhe mbret i hipodromëve, kuajt arabe, ndër më antikët e  që veçohen për rezistencë, inteligjencë, bukuri dhe fisnikëri. Frizoni i zi njihet për elegancen e jashtëzakonshme, ndryshe i njohur si Perla e zezë, për shkak të mantelit të zi dhe pamjes madhështore, me origjinë nga Hollanda, dhe Andaluzi spanjoll, kalë barok, me sjellje aristokrate, dhe Quarter Horse, që është dhe raca më e përhapur ne tokë, shquhet për shpejtësi në distancë të shkurtra por edhe për punë në ferma.

Ndërsa Tarpan ishte një racë e zhdukur plotësisht, ku ekzemplari i fundit vdiq në vitin 1909 në një kopësht zoologjik në Rusi. Ishte i përhapur në Azi dhe Evropë, dhe me humbjen e tij, gjithashtu humbi edhe linja gjenealogjike, duke e bërë të pamundur të gjitha përpjekjet për ta rikrijuar, racën tjeter të padominuar dhe zbutur ndonjëherë nga njeriu.

Ndërsa kuajt janë është tipikisht kafshë të bukura, në të gjitha kulturat dhe epokat historike, të mbushur me simbolika nga më të ndryshmet, përfshirë edhe kulturën aziatike që sapo festoi me madhështi nisjen e Vitit të Kalit të zjarrit, metaforë e forcës, vrullit, energjisë, impulsit e gjallërisë.

Në renditjen botërore për nga bukuria, shpesh vendin e parë të podiumit e ze Kali i Artë, ose Akhal- Teke, tipik i Turkmenistanit, vend i cili e ka simbol kombëtar. Është një ndër racat më antike në botë, dhe u krijua nga tributë Teke’ që jetonin ne oazet e Turkmenistanit, duke seleksionuar e çiftuar ekzemplarët më të pastër të një race turke.

Konsiderohet Gjak i Pastër, purosangue, dhe popullsia arabe e quan Kali i shkëlyeshëm ose i shkretëtirës.

Zona, mjaft e izoluar, e ruan me fanatizëm pastërtinë e kësaj race nga kryqëzimet me të tjera. Kryesisht tributë Teke i kanë admiruar  dhe konsideruar si simbol pasurie dhe shpejtësie. Madje dhe kali Bucefalus i Aleksandrit të Madh, mendohet se ishte Akhal-teke.

Klan News

admin admin

Recent Posts

John Henry Evans: Dardanët ilirë të Europës, janë i njëjti popull me trojanët..

JOHN HENRY EVANS: DARDANËT ILIRË TË EUROPËS, JANË I NJËJTI POPULL ME TROJANËT. EMRAT ILIRE…

16 minutes ago

14 korrik 1284, përmendet për herë të parë gjuha shqipe: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore”

Jahja Drancolli Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”…

1 hour ago

Këshillat që duhet t’i keni parasysh në iftar pas agjërimit gjatë ditës

Ramazani është një muaj i shenjtë gjatë të cilit njerëzit agjërojnë nga agimi deri në…

18 hours ago

Alibaba (Ali Ramë Spahiu) nga Vërbica e Gjilanit – simbol i sakrificës në frontet e largëta

Në fundin e shekullit XIX, Ballkani ishte në zjarr. Perandoria Osmane po lëkundej, Rusia po…

19 hours ago

Pse Flamuri ynë e ka shqiponjën me dy krerë?

Flamuri ynë kombëtar me shenjën e tij dalluese shqiponjën dykrenare ka një histori të lashtë…

1 day ago

Agjërimi në burg i Hafiz Sabri Koçit – Myftiut të parë të Shqipërisë pas komunizmit

21 Ramazana në burg Për shkak të bindjeve të tij fetare, Hafiz Sabri Koçi vuajti…

1 day ago