<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

14 korrik 1284, përmendet për herë të parë gjuha shqipe: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore”

Jahja Drancolli

Më 21 shkurt, me mbështetjen e UNESCO-s, festohet “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare” në të gjithë botën!

Kur flasim për gjuhën tonë amtare dhe në këtë kontekst për historinë e gjuhës shqipe, para së gjithash duhet të marrim në konsideratë dokumentet arkivore origjinale-zyrtare dhe mbishkrimet epigrafike, dhe në këtë rast konkret një dokument të Raguzës të regjistruar në kancelari të bashkisë së Raguzës më 14 korrik 1284. Në këtë burim zyrtar, gjuha shqipe përmendet për herë të parë: “Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën arbërore” (“Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”).

Deri më sot, shkenca në përgjithësi nuk ka zbuluar ndonjë dokument më të hershëm se ky që përmend drejtpërdrejt gjuhën arbërore-shqipe. Aludimet se janë zbuluar dokumente të tilla më të hershme që përmendin gjuhën arbërore ose shqipen e sotme nuk mund t’i rezistojnë kritikës shkencore, dhe si të tilla unë i quaj hapur ato dokumente fantazmë.

Nga ana tjetër, dihet dhe pranohet përgjithësisht nga shkenca se emri më i vjetër i njohur antik-mesjetar i popullit iliro-arbër, i cili pas shekullit të 17-të do të quhej SHQIPTAR, është i pandashëm nga emri Ἀλβανοί i një prej bashkësive fisnore të ilirëve të Jugut, pra i IllYRii PROPRIE DICTI “Ilirët e Vërtetë”.

Kryeqyteti i fisit Ἀλβανοί ishte qyteti Ἀλβανóπολις, i cili u përmend për herë të parë nga gjeografi nga Aleksandria Ptolemaeus (Ptolemeu) në shekullin e 2-të të erës sonë. Ky qytet është identifikuar me rrënojat në fshatin e sotëm Zgërdhesh, 3 km. nga Fushë-Kruja. Pas heshtjes prej disa shekujsh, Ἀλβανοί-t dhe hapësira e banuar prej tyre përmendet sërish gjatë shek. V-XI në mbështetje të burimeve tregimtare raguzane dhe burimeve tregimtare bizantine!

Burimi: Arkivi Historik i Dubrovnikut (DAD), krijuar për postim nga MA. sc. Ermal Gashi!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=4007012652931543&id=100008685422907&mibextid=wwXIfr&rdid=9Jp0cFnE2EoUMP1Y#

admin admin

Recent Posts

Çfarë ndodh me stërvitjen tuaj kur pini lëng panxhari?!

    Pirja e lëngut të panxharit para aktivitetit fizik mund të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe…

6 hours ago

Harrojini kimikatet/ Me vetëm dy përbërës largoni njollat më ‘kokëforta’ nga vaska

    Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar vaskën po përdoret gjithnjë…

7 hours ago

Pse u rrinë këmbët e ftohta personave që vuajnë nga diabeti? Ja çfarë thotë shkenca

    Shumë persona që vuajnë nga diabeti ankohen se i kanë këmbët vazhdimisht të…

8 hours ago

Sytë e skuqur nuk duhen neglizhuar, kur duhet të konsultoheni me mjekun?

    Skuqja e syve është një problem i zakonshëm që mund të shfaqet për…

1 day ago

Keni dhimbje fyti? Ky çaj mund t’ju ndihmojë ta qetësoni

  Dhimbja e fytit është një shqetësim i shpeshtë, sidomos gjatë ditëve të ftohta dhe…

1 day ago

Ndryshimi që i ndodh trupit tuaj kur hiqni dorë nga duhani

    Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…

2 days ago