OpenAI po prodhon smartphone pa ekran, që do shërbejë për dialogim me IA vetëm me zë. Kështu, teknologjia po imiton komunikimin njerëzor, duke e zëvendësuar atë me mekanizma artificialë në forma edhe më të sofistikuara.
Aktualisht janë mbledhur grupe pune me ekspertët më të zotë të sektorit të inteligjencës artificiale në botë për përmirësimin e modeleve audio mbi të cilat mbështetet aktualisht chatbot-i ChatGPT, në mënyrë që edhe kalimi në modelin më të avancuar të jetë më i lehtë për përdoruesit njerëz.
Pritet që modeli i ri audio ChatGPT të dalë në treg në fillim të vitit 2027. Sipas mediave ndërkombëtare, pajisja e re do të jetë e lidhur edhe me altoparlantë, natyrisht, dhe me syze inteligjente. Por jo vetëm OpenAI po përqendrohet në këtë drejtim, por edhe kolosët e tjerë teknologjikë janë pozicionuar tashmë.
Syzet e komandueshme me zë të Meta-s apo asistentja dixhitale Alexa e Amazon-it, e bazuar në Inteligjencën Artificiale Gjenerative, për t’u komanduar dhe bashkëvepruar me audio.
Klan News
/tvklan.al
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…
Kina ka prezantuar një zhvillim të ri në fushën e teknologjisë së avancuar, duke sjellë…