<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KAFSHËT

Pak kush e di: Sytë e drerit të veriut ndryshojnë ngjyrë për të parë ujqit në errësirë

Si drita blu e dimrit arktik i ndihmon drerët të dallojnë grabitqarët dhe ushqimin

Drerët e veriut kanë një veçori të jashtëzakonshme biologjike. Shkencëtarët zbuluan në vitin 2013 se sytë e drerit të veriut ndryshojnë nuancë dhe ngjyrë sipas stinëve, duke reflektuar ngjyrat e qiellit arktik. Nëse shikoni në sytë e drerit arktik (Rangifer tarandus) gjatë verës, kur ditët janë të gjata dhe dielli shkëlqen, do të vini re një shkëlqim të artë dhe tirkiz, të ngjashëm me reflektimin smerald të syve të maceve natën. Por kur vjen dimri dhe mbizotëron errësira, syri i drerit merr një ngjyrë blu. Kjo është një metamorfozë natyrore, një adaptim unik që, sipas shkencëtarëve, mund të funksionojë si syze dielli biologjike për drerët.

Drerët ushqehen në muzg dhe gjatë dimrit arktik muzgut mund t’i zgjasë më shumë se një e treta e ditës, duke krijuar një dritë të fortë blu që reflektohet mbi peizazhin e akullt. Që të shohin më mirë ujqit grabitqarë dhe likenet ushqyese në gjysmëerrësirë, sytë e tyre reflektojnë më shumë dritë blu gjatë dimrit. Kjo i jep dritës së dobët edhe një kalim shtesë përmes retinës, duke u mundësuar fotoreceptorëve të mbledhin më shumë informacion. Në këtë mënyrë, drerët përfitojnë një pamje deri në 1.000 herë më të ndritshme në muzg, por me një rezolucion dukshëm më të ulët, sikur të shikonin përmes një xhami të mjegulluar.

Si shumë gjitarë të tjerë, drerët kanë një shtresë reflektuese të dritës në sy, e cila ndodhet pas retinës dhe quhet tapetum lucidum. Megjithatë, asnjë gjitar tjetër i njohur nuk ka tapetum si ai i drerit të veriut, transmeton Telegrafi.

– YouTube  www.youtube.com

Në një artikull të vitit 2022 për revistën The Conversation, oftalmologu Robert Fosbery e krahasoi këtë ndryshim natyror me rregullimin e presionit të gomave. Në kushte të ftohta, lëshohet pak ajër nga gomat për të rritur kapjen në akull. Në mënyrë të ngjashme, dreri “liron” lëng nga tapetumi i syrit për të përmirësuar shikimin në mjedisin përreth. Mekanizmat e saktë të këtij ndryshimi strukturor ende nuk janë plotësisht të njohur, por studiuesit besojnë se kanë lidhje me lëngjet brenda syrit.

Në vitin 2022, shkencëtarët krahasuan sytë e drerëve që kishin ngordhur gjatë verës me ata që kishin ngordhur në dimër. Gjetjet e tyre mbështesin idenë se zgjerimi i vazhdueshëm i bebëzës në dritë të dobët ndikon në ekuilibrin e lëngjeve të syrit, duke shkaktuar ndryshime strukturore në tapetum. Fatkeqësisht, studiuesit nuk patën mundësi të krahasojnë tapetumin e të njëjtit individ në të dyja stinët, ndaj mbetet ende e paqartë se çfarë e nxit saktësisht këtë ndryshim sezonal. Për ta zgjidhur këtë mister, mund të studiohen sytë e drerëve në vjeshtë dhe pranverë, për të parë se si kalojnë gradualisht nga nuancat verore në ato dimërore.

Për momentin, dihet me siguri se sytë e drerit arktik janë vërtet unikë. Kush e di, ndoshta edhe disa gjitarë të tjerë që jetojnë në kushte drite të dobët zhvillojnë adaptime të ngjashme, për t’u përshtatur me botën e errët që i rrethon… /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Nëse keni ndonjë nga këto sëmundje, mos e nënvlerësoni valën e të nxehtit

    Mjekët shpesh paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme mund të paraqesë një rrezik të veçantë…

6 hours ago

Mizat pushtojnë shtëpinë gjatë verës? Ja përzierja natyrale me 3 përbërës që i largon

    Mizat mund të kthehen në një shqetësim të përditshëm gjatë muajve të verës,…

1 day ago

Pse çiftet grinden më shumë në pushime?

    Nëse po mendoni se do të kaloni pushimet më të bukura në jetën…

1 day ago

Ilaçi i vetëm efikas kundër alergjisë ndaj polenit (Foto)

    Ekziston truku me vazelinë dhe u ndihmon të gjithë atyre që vuajnë nga…

1 day ago

Metoda për të nxjerrë ujin nga veshi pa shkuar te mjeku

    Gjithnjë kemi bërë një lëvizje kur uji na futet në njërin nga veshët…

1 day ago

Si ta vëreni brenda pak sekondave nëse dikush po gënjen

  Sipas statistikave, 90% të informacioneve rreth asaj se a është dikush i sinqertë i…

1 day ago