<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Nëna e Isës dhe naçallniku serb

Prof.dr. Sylë Ukshini

Diplomati austriak Umlauf në një raport nga Mitrovica drejtuar ministrit të Jashtëm austro-hungarez Berchtold-it, më 24 tetor 1913, ofron një dëshmi domethënëse mbi përdorimin e presionit administrativ dhe shantazhit familjar nga autoritetet serbe si instrument politik kundër figurave kryesore të rezistencës shqiptare. Kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj nënës së Isa Boletini, me deportim të detyruar nëse ajo nuk ndërmjetësonte kthimin e të birit, zbulon një praktikë represive që synonte thyerjen morale dhe shoqërore përmes ndëshkimit kolektiv.

Nëna e Isës, e cila më është përshkruar si një grua e thjeshtë, por inteligjente dhe energjike, thuhet se i ka dhënë nëpunësit të deleguar këtë përgjigje:

“Vendndodhja e djalit tim nuk më është e njohur dhe, për rrjedhojë, nuk do të ndërmarr asgjë për ta bindur të kthehet. Dijeni se unë jam nëna e Isa Beut. Ju deklaroj se askush nuk mund të na detyrojë të largohemi nga shtëpia jonë. Jeni të lirë të na pushkatoni ose t’ua vini flakën shtëpisë mbi kokë, por të gjallë nuk do të mund të na nxirrni nga shtëpia!”

Në vazhdim të këtij raporti tim të përulur lejoj veten të shtoj se Pop (Prota) Angjelko, i cili, në interes të familjes së Isa Beut dhe, në përgjithësi, në interes të myslimanëve të shtypur, ka dalë gjithmonë hapur përballë autoriteteve serbe, para dhjetë ditësh është përplasur me Naçelnikun e qarkut këtu për shkak të familjes së Isës.

Pop Angjelko është nisur menjëherë, i veshur me rroba shqiptare dhe me disa shoqërues, drejt Drenicës. E konsideroj krejt të mundshme që ky prift ortodoks, i cili ishte sekretari, furnizuesi me armë dhe miku i Isa Beut, të kalojë plotësisht në anën e shqiptarëve. /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

21 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

21 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

22 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

22 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

22 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

23 hours ago