<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Si dhe kur u “Faktorizuan” Serbët?

Aristotel Petro

Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore – ​Historia e Ballkanit fsheh të vërteta që shpesh anashkalohen. Krijimi i identitetit serb nuk ishte thjesht një proces migrimi sllav, por një “makinë asimilimi” e drejtuar nga interesat e perandorive dhe strukturat fetare.
​Stefan Nemanja Mbreti parë “Serb” ishte ​themeluesi i dinastisë Nemanjić, Stefan Nemanja, lindi në Ribnicë (Podgoricë). Në shekullin XII, ky rajon ishte një zonë rreptësisht hibride ku fise autoktone (Arbërore/Vllahe) bashkëjetonin me sllavët. Nemanja u pagëzua fillimisht si katolik, rit i përhapur në zonat bregdetare shqiptare, përpara se të kalonte në Ortodoksi për arsye politike.

​Për sllavizimin e Elitës shumë studiues shohin te Nemanja një lider që përdori gjuhën sllave si mjet administrimi për të krijuar një shtet që mund të rivalizonte Bizantin, duke asimiluar dalëngadalë elitat autoktone, ndërkohë që paradoksi Osman ishte Ringjallja që i bëri Patriarkanës së Pejës (1557) e cila u bë një nga goditjet më të mëdha ndaj identitetit shqiptar në Veri e që ironikisht erdhi nga vetë Perandoria Osmane. Për të mbajtur nën kontroll Ballkanin përmes parimit “Përçaj dhe Sundo”, Osmanët i dhanë Serbisë mjetin më të fuqishëm: Fenë !

​Mehmet Pashë Sokollu një Vezir i madh i kohës (me origjinë shqiptare nga Bosnja) bindi Sulltanin të ringjallte Patriarkanën e Pejës.

​Asimilimi Institucional ndodhi atëherë përmes kishës e cila mori nën kontroll miliona shqiptarë ortodoksë në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri të Veriut. Duke detyruar liturgjinë në sllavisht dhe regjistrimin e emrave sllavë duke përdorur prapashtesën Viç pas mbiemrave të shqiptarëve që nuk preferuan ti ndryshonin , Kisha e Pejës u bë “fabrika” që ktheu shqiptarët ortodoksë në “serbë” me kalimin e shekujve.

​Ishte kështu koha kur Islamizimi u përdor si Akt Rezistence ndaj Sllavizimit…
​Një fakt tronditës i asaj kohe ishte se shumë shqiptarë u kthyen në Islam jo vetëm për të mos paguar taksat e Sulltanit, por për t’i shpëtuar asimilimit sllav. Duke u bërë myslimanë, ata dolën nga juridiksioni i kishës serbe të Pejës dhe arritën të ruanin gjuhën dhe etninë e tyre, ndryshe nga vëllezërit e tyre ortodoksë që u sllavizuan plotësisht.
​Fiset e Malësisë si Kuçët, Piprit dhe Kelmendët ishin disa nga
​ emrat që sot kujtohen e nderohen në Serbi dhe Mal të Zi, por në defterët e vjetër Venedikas dhe Osmanë figurojnë si “Arbanas” (Shqiptarë).

​Kelmendët ishin një pjesë e këtij fisi që u shpërngul në veri (Vojvodinë) gjatë luftërave Austro-Osmane, sot janë sllavizuar tërësisht, ndërsa pjesa që mbeti në malet e Shqipërisë ruajti identitetin kombëtar.

Sinrezultat i këtyre zhvillimeve del logjikshëm konkluzioni se ​Serbizimi i Ballkanit Qendror nuk ishte thjesht “ardhje popujsh”, por një proces i gjatë politik ku ​Bizanti dha alfabetin dhe fenë për t’i “zbutur” ndërsa ​Osmanët dhanë fuqinë administrative përmes kishës për të përçarë popujt e krishterë dhe puna më dinake u bë nga ​Kisha e cila fshiu gjuhën autoktone në emër të fesë.

​Historia nuk është asnjëherë bardh e zi. Ajo që sot quhet “Serbi”, në rrënjët e saj mesjetare, mbart shumë më tepër gjak arbëror dhe ballkanik sesa pranohet zyrtarisht. Sllavizimi Serbisë i ka fillesat e saj pas shek.12 dhe zyrtarizimin si shtet pas traktatit të Shën Stefanit 1878. Harta e sotme e Serbis është zgjeruar pas traktateve konferencave të shumta në favor të tyre . Toplica , Vojvodina dhe shumë teritore të tjera ju dhanë Serbisë për të krijuar atë formë që ka sot. Pas luftës Ruso-Turke, Rusia krijoi një “Bulgari të Madhe” dhe i dha Serbisë zgjerime të mëdha. Megjithatë, fuqitë e tjera evropiane (Britania, Austro-Hungaria) nuk e pranuan këtë dominim rus.

​Kongresi i Berlinit (Korrik 1878) vetëm 4 muaj pas firmosjes së traktatit të Shën Stefanit është momenti zyrtar. Serbia fitoi pavarësinë e plotë dhe u zgjerua në katër rrethe: Nish, Pirot, Vranjë dhe Toplicë.

​Si pasojë gjatë viteve 1877-1878, ushtria serbe dëboi me dhunë qindra mijëra shqiptarë nga këto zona drejt Kosovës dhe Turqisë. Toplica, që ishte një zonë me shumicë shqiptare, u zbraz dhe u ri-popullua me serbë e malazezë.

​Vojvodina nuk ka qenë pjesë e Serbisë mesjetare. Ajo ishte pjesë e Mbretërisë së Hungarisë dhe më vonë e Perandorisë Austro-Hungareze.

​Shpërngulja e madhe (1690) siç e përmendëm më lart nën drejtimin e Patriarkut të Pejës ku mijëra familje ortodokse (“serbë”, por edhe shqiptarë të sllavizuar) u larguan nga Kosova dhe u vendosën në Vojvodinë për t’i shpëtuar hakmarrjes osmane. Austriakët i pranuan si “roje kufiri” kundër Turqisë.

​Bashkimi (1918): Vetëm pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe shpërbërjes së Austro-Hungarisë, Kuvendi i Novi Sadit shpalli bashkimin e Vojvodinës me Mbretërinë e Serbisë. Tani e kuptoni pse trumpetimi se serbët kanë ardhë në Ballkan në shek e 6.të nuk qëndron. Tani ju e dini se si e kur janë krijuar Serbët dhe pse!

​#Histori #Ballkan #Skënderbeu #StefanNemanja #Shqiptarët #Asimilimi #Mesjeta

admin admin

Recent Posts

“Mjekët zbulojnë çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një gotë ujë menjëherë pasi zgjoheni”

  Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët e shëndetit thonë se një…

4 days ago

Mjekët tregojnë pse duhet të hani pjeshkë çdo ditë: Përfitimet që shumë njerëz nuk i dinë

  Pjeshkët, fruti i verës që sjell përfitime të shumta për shëndetin Pjeshkët janë ndër…

4 days ago

Shumë njerëz e bëjnë çdo ditë: Ky gabim në telefon mund t’ju rrezikojë llogaritë personale

Telefoni inteligjent është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Në të ruajmë fotografi, dokumente,…

4 days ago

Mjekët paralajmërojnë: Kjo është ora më e rrezikshme për të dalë në diell gjatë verës

  Temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë ultraviolet (UV) gjatë muajve të verës mund…

4 days ago

Këto janë ushqimet që po të dëmtojnë pa e kuptuar gjatë verës

Vera është stina kur ndryshojmë mënyrën e të ushqyerit: më shumë fruta, më shumë pije…

5 days ago

Cilët persona duhet të tregojnë kujdes me konsumimin e qershive?

Qershitë janë ndër frutat më të shijshme dhe më të pasura me antioksidantë, vitamina dhe…

5 days ago