Kulla e Ngujimit, monument kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të Veriut.
Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin.
Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shekullit XX.
Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb dhe izolimi me gurë i kullës, është karakteristike për trevat e thella të veriut.
Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera shqiptare në aspektin e vetëmbrojtjes. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurt dhe të mos diktoheshin nga armiqtë jashtë fortesës.
Në kohën që i ngujuari qëndronte i izoluar në kullë, pleqtë e fshatit nisnin bisedimet mes familjeve që ishin prekur nga konflikti. Fortesat e tilla nuk mund të ruheshin nga armiku pa armët e zjarrit.
Periudha kur këto tipologji kullash e humbën kuptimin e ndërtimit të tyre ishte ajo e viteve 1945-’90, ku shumë prej tyre u kthyen në magazina bujqësore, vatra kulture, apo dhe u shembën nga harresa.
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka nisur të zbatohet në Malësinë e Veriut të Shqipërisë disa shekuj më parë. I transmetuar me anë të fjalëve të urta, të formuluara si të thëna prej princit Lekë Dukagjini dhe të transmetuara gojë më gojë, ai mbijetoi i pashkruar dhe u zbatua si një “ligj” në ato zona deri në kapërcyell të shekujve XIX-XX, kur prifti Shtjefën Gjeçovi vendosi ta hedh në letër.
Pajtimi i fundit i gjakut në këtë kullë është bërë më shumë se një shekull më parë, nëse do t’i referohemi kujtimeve të udhëtares britanike Edit Durham, që shkeli në këtë zonë në vitet e para të shekullit XX.
Pyetjes së saj se kur ka qenë pajtimi i fundit i gjakut, banorët e Thethit i thanë “10 vite më parë” dhe prej asaj kohe ndërtesa nuk ka parë më brenda saj as ngujim të fajësit dhe as pleqtë e moçëm që mblidheshin për të pajtuar familjen e gjaksit me atë të viktimës.
Shkrimtarja dhe artistja angleze nuk e ka menduar se pikërisht vizatimi i bërë prej saj në librin Shqipëria e epërme, e ka kthyer këtë kullë në një atraksion ekzotik për mijëra turistë të huaj dhe vendas që këto 10 vitet e fundit kanë vërshuar në këtë fshat, duke rizbuluar atë magji që ajo e pa me sy më shumë se një shekull më parë. Pse Kulla e Ngujimit është në fakt “Kulla e Pajtimit”.
E ndërtuar katër shekuj më parë si kullë mbrojtjeje nga armiku, ajo ka ndryshuar disa herë funksion si kullë ngujimi e pajtimi, si kasolle e lënë në harresë gjatë komunizmit dhe sot si objekt turistik.
Po çfarë ndodhte brenda këtyre mureve nga koha e Lekë Dukagjinit deri në fund të shekullit XIX?!
Në vend të themeleve ajo qëndron mbi një gur të madh, duke i mbijetuar shekujve dhe të gjitha fenomeneve natyrore, por sot mbi fatin e saj flitet shumë.
E ngjashmja e saj në Curraj të Epërm në Tropojë u shemb e lënë në harresë vetëm disa vite më parë dhe kjo e bën kullën e Thethit edhe më unike e të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. I vetmi rikonstruksion që i është bërë është çatia e re e financuar nga Ambasada holandeze.
Duke besuar se kjo është koha e dytë e lavdishme e jetës së Kullës, trashëgimtarët e saj po bëjnë përpjekje për ta vendosur atë nën mbrojtjen e UNESCO-s, duke e lënë si testament të trashëgimisë botërore./rtvora
Për dikë që e adhuron djathin, lajmet për një studim që e lidh konsumimin e…
Të dish grupin e gjakut, sipas mjekësisë kinezë do të thotë të dish shumë…
Arrin në Itali i nxehti i vërtetë, ai që të rëndon frymëmarrjen dhe të…
Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se siguria ushqimore duhet të jetë gjithmonë një prioritet,…
Çdo katër vjet, planeti duket sikur ndalon për një muaj. Rrugët boshatisen, ekranet mbushen me…
Robin Hudi nisi si një traditë gojore në shekullin XII, përpara se të shndërrohej në…