<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Shtatë gjërat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani çdo ditë qepë

 

 

Qepët janë përdour që në lashtësi. Egjiptianët e lashtë besonin se përfaqësonte përjetësinë me ndërtimin e saj prej dy shtresash koncentrike. Ne nuk ju premtojmë dot që ngrënia e qepëve do t’ju japë përjetësinë, por mund të përmirësojë cilësinë e jetës suaj.

Qepët kanë shumë vlera ushqyese, përmbajnë një sasi të mirë të protinave, fibrave si dhe vitaminë C, selen, folate dhe antioksidantë të ndryshëm. Edhe komponimet sulfurike që shkaktojnë lot, janë të dobishme sepse ulin riskun e prekjes nga kanceri.

Kështu që herën tjetër, para se të thoni ‘Unë nuk e duroj dot aromën e qepëve’, mendohuni dhe njëherë. Pse të mos përfitoni nga këto benefite që ofrojnë qepët:

 

 

Zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit

Qepët përmbajnë disa përbërës organosulfur që u japin atyre aromën tipike, por gjithashtu detoksifikojnë trupin nga kancerogjenët që marrim çdo ditë. Kjo përkthehet në një risk më të ulët për t’u prekur nga kanceri.

Zvogëlojnë rrezikun ndaj diabetit

Qepët janë fantastike për uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2. Kjo formë e diabetit ndodh kur insulina bëhet joefektive në përpunimin e glukozës. Ndodh në mënyrë tipike ndaj një diete kronike të lartë në sheqerna.

 

 

Shëndet më i mirë kardiovaskular

Qepët janë të pasura me një antioksidant të quajtur kuercetinë,  i cili neutralizon radikalet e lira, përgjegjëse për dëmtimin e qelizave. Gjithashtu kuercetina mban arteriet të buta dhe elastike.

Imunitet më i fortë

Kuercetina e pranishme tek qepët nuk siguron vetëm imunitet të fortë, por në bashkëpunim me selenin që ndodhet po ashtu tek qepët, forcon sistemin imunitar. Të dyja së bashku reduktojnë inflamacionin në gjithë trupin.

Më pak probleme me alergjitë

Alergjitë sezonale shkaktojnë kruarje të syve, hundë të zëna dhe kollë të shpeshtë. Prandaj herës tjetër që të keni probleme të tilla, hani pak qepë para se të pini pilulën e radhës. Kuercetina bllokon elementet inflamatorë të cilët shkaktojnë alergji.

Redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut

Mpiksja është një funksion i rëndësishëm  sepse ndihmon në shërimin e plagëve dhe parandalon gjatë rrjedhjes. Por kur mpiksja ndodh brenda arterieve ose venave, mund të jetë fatale për jetën. Qepët përmbajnë një përbërës të quajtur rutin, i cili parandalon formimin e këtyre pllakëzave të rëndësishme.

Përmirëson gjumin dhe gjendjen e humorit

Qepët përmirësojnë cilësinë e gjumit sepse përmbajnë sasi të larta folatesh të cilat ndalojnë prodhimin e homocistinës, një aminoacid që asnjanëson prodhimin e serotoninës, dopaminës.

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

19 hours ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

19 hours ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

19 hours ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago