<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Roli i Esat Pashë Toptanit në marrëdhëniet serbo-shqiptare në Luftën e Parë Botërore

Jahja Drancolli

Roli i Esat Pashë Toptanit në marrëdhëniet serbo-shqiptare në Luftën e Parë Botërore: Qasja jonë këtu shqyrton rolin vendimtar të Esat Pashë Toptanit në formësimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare në fazën e parë të Luftës së Parë Botërore, duke e vendosur atë si një aktor politik me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet rajonale!

Në këtë kontekst, përshkruhen rrethanat në të cilat ndodhën përplasjet kufitare mes Mbretërisë së Serbisë dhe Shqipërisë, të nxitura fillimisht nga kryengritjet shqiptare në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë, të mbështetura nga Austro-Hungaria. Këto kryengritje synonin hapjen e një fronti të dytë kundër Serbisë, e cila kishte angazhuar pjesën më të madhe të forcave të saj në kufi me Austro-Hungarinë!

Në këtë klimë trazirash, Shqipëria ndodhej në anarki të plotë pas largimit të Princit Wilhelm Wied I, gjë që krijoi një vakum pushteti. Esat Pasha, si një figurë ushtarako-politike me ambicie sunduese, u pozicionua si udhëheqës i ri dhe ndërmori hapa të rëndësishëm diplomatikë për të konsoliduar pozitat e tij. Në shtator 1914, ai përfundoi Traktatin e Nishit me Mbretërinë e Serbisë, duke hapur rrugën për një bashkëpunim të strukturuar mes palëve.

Fillimi i vitit 1915 solli sfida të reja për Esat Pashën, i cili u përball me forca turkofile që kërcënuan pozitat e tij në Shqipëri. Në këtë fazë, Serbia dërgoi trupa në mbështetje të tij, duke marrë kontrollin e Shqipërisë qendrore dhe duke e rikthyer atë në pushtet. Kjo ndërhyrje u bë në një kohë kur Greqia kishte pushtuar Epirin e Veriut dhe Italia kishte marrë kontrollin e portit të Vlorës, duke përforcuar dimensionin ndërkombëtar të çështjes shqiptare.

Megjithëse Serbia synonte të mbronte interesat e saj strategjike përmes mbështetjes ndaj Esat Pashës, ndërhyrja e saj në Shqipëri u kundërshtua nga aleatët, veçanërisht Italia, e cila, sipas Traktatit të fshehtë të Londrës (26 prill 1915), kishte marrë garanci për ndikim territorial në Shqipëri pas luftës. Në këtë klimë tensioni diplomatik, roli i Esat Pashës si ndërmjetës i interesave serbe në Shqipëri u bë edhe më i dukshëm.

Në korrik 1915, ai përfundoi një marrëveshje tjetër sekrete me qeverinë serbe në Tiranë, që parashikonte një korrigjim kufitar në favor të Serbisë, në këmbim të mbështetjes së saj për legjitimimin e tij si sundimtar i Shqipërisë. Kjo marrëveshje, e ndërtuar mbi interesa reciproke, parashikonte që Serbia të përfitonte një rrip toke përgjatë kufirit Shqipëri–Kosovë dhe Shqipëri–Maqedoni e sotme, ndërsa Esat Pasha forconte pozitën e tij si lider i ardhshëm në një Shqipëri të pasluftës.

Në përfundim, mund të konstatohet se Esat Pashë Toptani nuk ishte thjesht një figurë lokale në një periudhë të trazuar historike, por një aktor i vetëdijshëm politik, i cili, përmes negociatave dhe marrëveshjeve të fshehta me Serbinë, ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe në raportet gjeopolitike të rajonit gjatë fazës së parë të Luftës së Parë Botërore. /Trungu & InforCulture 

admin admin

Recent Posts

Ja sa lëng limoni duhet të përdorni për pastrimin e veshkave

    Një limon i plotë përmban 139 për qind të dozës së rekomanduar të…

3 days ago

Si të dallosh herët sëmundjen e mëlçisë?

    Mëlçia jonë ndeshet çdo ditë me një sërë substancash, shumë prej të cilave…

5 days ago

Tetë shenja në gojë që mund të jenë simptoma të diabetit

    Diabeti mund të mbetet i pazbuluar për shumë vite, sepse nivelet e larta…

6 days ago

Përse shumë njerëz po vendosin letra higjienike në frigorifer: Kur të dëgjoni arsyen, do të bëni të njëjtën

    Nëse nuk jeni në dijeni, letra higjienike në historinë e frigoriferit, sado e…

6 days ago

Keni hapur llogari të rreme? Kujdes, mund të ndiqeni penalisht…

Profilet e rreme që fshihen pas identiteteve të sajuara, mesazhe kërcënuese, shantazh, fyerje e gjuhë…

6 days ago

Keni mace në shtëpi? Ky rregull i ri mund t’ju kushtojë shtrenjtë

  Mijëra pronarë macesh në Britani rrezikojnë gjoba të majme, pasi rregullat e reja për…

6 days ago