<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Ora inteligjente e Samsung bëhet pajisja e parë që monitoron sëmundjet e zemrës

Samsung është kompania e parë që ka marrë një miratim për një orë inteligjente që mund të pikasë Keqfunksionimin Sistolik të Barkushes së Majtë (LVSD) dhe nëse nuk trajtohet, mund të ndalojë zemrën.

Është hera e parë që një produkt për konsumatorin merr miratimin për të monitoruar një sëmundje kaq të rëndë të zemrës.

Kjo teknologji do të mundësojë zbulimin e hershëm dhe monitorimin e LVSD, e cila shkakton thuajse 50% të vdekjeve dhe mund të jetë edhe më fatale kur bashkëshoqërohet nga disa lloje kanceri, thekson Samsung.

Teknologjia u krijua sipas algoritmit Medical AI që përdoret në më shumë se 100 spitale koreane dhe për 120 mijë pacientë çdo muaj. Kjo provoi saktësinë e tij duke i mundësuar Samsung marrjen e lejes nga Ministria e Ushqimit dhe e Barnave në Korenë e Jugut.

Sipas kompanisë, monitorimi i LVSD do të ndihmojë jo vetëm personat që nuk shfaqin simptoma, por do të kursejë para në shëndetësi me zbulimin e hershëm të sëmundjes..

Së fundmi, Samsung realizoi edhe një bashkëpunim me Universitetin Hanyang për ndërtimin e një pajisjeje EEG që do të funksionojë përmes teknologjisë së komandimit të kompjuterit nëpërmjet trurit.

Pajisja do të mundësojë monitorimin e valëve të trurit më lehtë dhe jashtë laboratorit. Prototipi po testohet duke vendosur elektroda pranë veshit për të kapur sinjale me cilësi të lartë.

Deri më tani, ajo ka dalluar kur përdoruesi përgjumet dhe sjell analiza të preferencave video me 92.86% saktësi duke përdorur IA për të analizuar valët e trurit.

Samsung mendon se këto të dhëna tregojnë potencialin e pajisjes për përdorim në neuromarketing ose argëtim.

/tvklan.al

admin admin

Recent Posts

Parashikimi i motit gjatë dimrit – çfarë pritet në Ballkan dhe Evropë?

Sipas përditësimit të fundit të Severe Weather Europe, modelet sezonale parashikojnë më pak borë se…

10 hours ago

Hani dy vezë në ditë dhe do befasoheni me atë që i ndodh kockave, zemrës dhe trurit

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat…

14 hours ago

Një test i thjeshtë me lotët mund të zbulojë më herët sëmundjen e Parkinsonit

    Shkencëtarët kanë zhvilluar një sensor të vogël që mund të zbulojë nivelet e…

16 hours ago

Testi i thjeshtë që mund të zbulojë rrezikun e vdekjes

  Një test i thjeshtë që mund të kryhet në shtëpi mund të japë të…

16 hours ago

Tensioni i lartë dhe i ulët i gjakut – Rastet kur duhet përdorur hudhra

    Hudhra është padyshim fuqiplotë përsa i përket vlerave shëndetësore.   Por për personat…

17 hours ago

Fyti ju kruhet dhe hunda ju bllokohet? Ja çfarë mund të bëni që në shenjat e para të ftohjes

    Fyti fillon t’ju kruhet, hunda ju rrjedh ose bllokohet dhe pak më vonë…

17 hours ago