<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Statistikat e vr’asjeve nga gja’kmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut të Shqipërisë. Së bashku me Edith Durhamin dhe Karl Steinmetzin, ai konsiderohet të ketë qenë një nga njohësit më të mirë të huaj të kulturës së Veriut shqiptar në këtë periudhë. Ajo që mahniti shumë vëzhgues të huaj  atëherë dhe tani  ishte gjakmarrja në dukje e pakuptimtë ndërmjet fiseve veriore. Një pjesë e madhe e popullsisë mashkullore në male u shfaros ndër vite për shkak të hasmërive. Në këtë punim, Nopcsa ofron statistika të sakta mbi numrin dhe përqindjet e vdekjeve të shkaktuara nga gjakmarrja. Tani, një shekull pas kohës së Nopcsas, gjakmarrja përsëri po e godet malësinë veriore shqiptare dhe është krejt e mundur që statistikat e vrasjeve të jenë të ngjashme sot. Ndër viktima ka shumë fëmijë meshkuj, të cilët nga frika se mos bien pre e gjakmarrjes, e kalojnë fëmijërinë në errësirën e shtëpisë dhe nuk mund të dalin jashtë apo të ndjekin shkollën. Marrëzia vazhdon.[1]

Nga: Baron Franz Nopcsa[2]
Përktheu nga gjermanishtja (në anglisht): Robert Elsie
Përktheu në shqip (nga anglishtja): Agron Shala

Meqë ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për përqindjen e vrasjeve ndër vdekjet që ndodhin në Shqipërinë e Veriut, dhe madje edhe studiues të njohur si Dr. Hassert japin shifra nga 25 përqind deri në 75 përqind për popullsinë mashkullore – gjë që do të ishte një njollë serioze për reputacionin e vendit – besoj se informacioni në vijim do të jetë me interes të përgjithshëm.

Shifrat e dhëna në tabelat në vijim vijnë nga më shumë se gjysmë viti udhëtim në Shqipërinë katolike të Veriut, vetëm në shoqërinë e vendasve. Ato janë marrë nga regjistrat e vdekjeve që mbahen rregullisht nëpër famullitë e ndryshme që konsultova. Fillimisht kisha për qëllim të konsultoja regjistrat e vdekjeve të të gjitha famullive katolike, por rrethanat e paparashikuara më detyruan të braktisja këtë përpjekje. Megjithatë, arrita të mbledh të dhëna nga 30 famulli, disa prej të cilave ishin të paplota. Pjesët e zbrazëta në tabelat në vijim bëjnë me dije se nuk ekzistonin regjistrat e vdekjeve për vitin dhe famullinë në fjalë. Arsyet kryesore për këtë ishin vendet e lira ose mosha e thyer e priftërinjve përkatës. Në disa famulli, për shembull në Orosh, regjistrat e kishës janë zhdukur. Sidoqoftë, duke qenë se ka të dhëna për një periudhë mbi pesëmbëdhjetëvjeçare dhe për disa dioqeza – edhe pse fragmentare në disa raste – besoj se mund të nxirren përfundime të përgjithshme.

Shkalla e vrasjeve është shumë më e ulët sesa mendohet zakonisht. Mesatarisht, për momentin, jo 25 përqind apo madje 75 përqind, por vetëm 19 përqind e popullsisë mashkullore vritet.

Për të kuptuar këtë shifër, duhet marrë parasysh disa faktorë. Në Shqipëri duhet bërë dallimi ndërmjet vrasjeve të zakonshme ose primare (grabitje, urrejtje, mosmarrëveshje) dhe vrasjeve të hakmarrjes ose sekondare (gjakmarrje).

Ishte e pamundur të përcaktohej nga regjistrat se sa prej vrasjeve të dhëna në tabelat në vijim i përkisnin kategorisë së dytë. Megjithatë, duke qenë se gjakmarrja është e detyrueshme në Shqipërinë e Veriut dhe shpesh është mjeti i vetëm ligjor të cilit dikush mund t’i drejtohet, marrë guximin të them se pothuajse gjysma e vrasjeve që ndodhin në vend janë akte hakmarrjeje. Kjo ka rëndësi të madhe për të kuptuar karakterin shqiptar. Një shqiptar që vret armikun e tij për hakmarrje dhe i cili, siç thuhet, ka mar gjak, është shumë më pak fajtor sesa homologu i tij në Evropën Qendrore i cili ka mjete ligjore – ndoshta të pamjaftueshme – për të trajtuar shpifjen, por që preferon të sfidojë kundërshtarin në duel. Në fakt, gjakmarrja, dueli dhe harakiri janë tri mënyra të barabarta për të trajtuar të njëjtin problem.

admin admin

Recent Posts

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

14 hours ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

14 hours ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

16 hours ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

2 days ago

Një ndër Odisejat e Vocajve të Shalës së Mitrovicës

NJË NDËR ODISEJADAT E VOCAJVE TË SHALËS SË MITROVICËS Kumbaria Një oficer /major/serb, duke u…

2 days ago

Fshati Uglla – një vendbanim me rrënjë shqiptare në Peshter

Fshati Uglla, në komunën e Sjenicës, paraqet një nga vendbanimet e vjetra të Rrafshnaltës së…

2 days ago