<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KULTURË

Djepi në kulturën shqiptare/ A po e zhduk teknologjia këtë relikt të çmuar?

 

Nuk ka rëndësi nga cila trevë e Kosovës jetoni, ështê një gjë që çdo trevë ka të përbashkët është forma se si janë vënë në gjumë fëmijët në të kaluarën, shkruan Trungu&InforCulture.info

Në të kaluarën, por edhe tani, edhe pse nê raste më të rralla, fêmikët janë vënë në gjumë duke u vendosur në djepin tradicional shqiptar.

 

Kur fëmija është vendosur në djep, ai është lidhur si nga duart ashtu edhe nga këmbët, në një formë të trupit drejt, duke siguruar që gjymtyrët e tij të jenë rehatshëm.

Djepi zë një vend të veçantë në kulturën materiale shqiptare. Për nga funksioni djepi gjatë kohës është përdorur si shtrat i fëmijës, qoftë gjatë fjetjes apo pushimit. Përdorimi i tij daton që nga kohërat e lashta dhe këtë e dëshmojnë gjetjet e ndryshme arkeologjike. Sipas disa të dhënave djepi në Kosovë është gjetur në Fafos, afër Mitrovicës, pra në periudhën 1955 dhe 1961.

Sipas disa studiuesve ky relikt thuhet se është i vjetër rreth 4500 vjet p.e.s. dhe i përket periudhës së neolitit. Në kohë të vjetra ai është punuar prej gurit, kurse tek më vonë ai zënvendësohet prej drurit. Te romakët djepi ka qenë në formë të koritës, grekët e vjetër e punonin prej thuprave dhe ishte pjesë e inventarit të shtëpisë, ndërsa egjiptasit e vjetër djepin e dizajnonin në formë të shportës.

Nga ana tipologjike janë dy lloje të djepit: i katundit që zakonisht janë punuar nga mjeshtrit popullorë dhe kanë qenë më të vegjël për shkak se nënat kur kanë dalë në ara për të punuar i kanë marrë ata me vete; dhe i qytetit që ka qenë më i madh për arsye se nëna e foshnjës ka qenë çdo herë afër tij. Djepat janë stolisur në forma të ndryshme. Dikur ata dekoroheshin me simbole pagane të cilat kanë vazhduar edhe deri në kohët e sotme, por me disa ndryshime në stil.

   

Në djep, tek familjet muslimane vendoseshin edhe thënje nga Kurani, apo shkruhej vetëm “Mashallah”.

Deri në ditët e sotme djepi është ruajtur dhe trashëguar me një fanatizëm të madh edhe pse teknologjisa ka avancuar shumë, po zhduk pothuajse çdo vlerë tradicionale.

Teknologjitë e reja kanë sjellur djepa të ndryshëm, nga ata të thjeshtit deri tek ata elektrik, dhe deri diku ja kanë humbur vlerën djepit tradicional. Mirëpo prapë se prapë djepi shihet kudo, madje edhe nëpër ahengje familjare.

Një gjë interesante sa i takon djepit është se një pjesë e madhe e mërgatës sonë marrin me vete djepat kudo që jetojnë, kjo tregohet nga fotografi të ndryshme që ata postojnë në rrjete sociale

Autor i tekstit:Dardan Ahmeti

admin admin

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

2 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

2 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

2 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

3 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

3 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

3 days ago