Me ardhjen e stinës së verës, frutat e freskëta dhe të lëngshme bëhen pjesë e pandashme e dietës sonë ditore. Ndër më të preferuarat janë padyshim nektarinat – fruti i ëmbël, aromatik dhe me një profil të pasur ushqyes që shpesh mbetet në hije përballë pjeshkës apo kajsisë. Por në të vërtetë, nektarinat janë një thesar i vërtetë për organizmin dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore që i bëjnë të domosdoshme në tryezën e përditshme gjatë muajve të nxehtë.
Nektarina është një varietete natyrale e pjeshkës, me lëkurë të lëmuar dhe pa push. Ajo ka një shije të ëmbël dhe të freskët, ndërsa përmban një sasi të konsiderueshme vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh. Përveçse janë të shijshme, ato janë edhe shumë të dobishme për mirëqenien e përgjithshme.
Nektarinat nuk janë vetëm një frut i shijshëm dhe freskues – ato janë një burim i pasur ushqyes që ndihmon trupin të përballojë më mirë temperaturat e larta, lodhjen dhe ritmin e shpejtë të verës. Duke i përfshirë në dietën tuaj të përditshme, jo vetëm që do të kënaqni shijen, por edhe do të përfitoni një sërë vlerash për shëndetin tuaj.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…