Sipas një studimi të fundit, emri Sofia është shpallur si emri më i bukur në botë dhe jo vetëm për çështje shijeje.
Studimi u udhëhoq nga Dr. Bodo Winter, gjuhëtar konjitiv (studiues që merret me marrëdhënien mes gjuhës dhe mënyrës si funksionon mendja njerëzore) në Universitetin e Birminghamit, dhe përfshiu një grup pjesëmarrësish nga kultura të ndryshme. Ata dëgjuan 100 emra të ndryshëm, ndërsa studiuesit analizuan reagimet e tyre emocionale dhe estetike, duke u përqendruar te:
– melodia e emrit
– ritmi fonetik
– ndjesia që krijon në veshin e dëgjuesit
Rezultati? Sofia u rendit vazhdimisht si emri më i pëlqyer, për shkak të balancës mes bashkëtingëlloreve të buta dhe zanoreve – një përzierje harmonike që e bën të lehtë për t’u shqiptuar dhe të këndshëm për t’u dëgjuar, në shumë gjuhë të botës.
“Σοφiα” në greqisht do të thotë “mençuri” dhe është një nga konceptet më të rëndësishme në filozofinë klasike greke. Në mitologji dhe filozofi, Sofia lidhet me mençurinë hyjnore, diturinë dhe kuptimin e thellë të jetës, gjë që e bën emrin edhe një simbol të inteligjencës.
Gjithsesi, emra të bukur ka plot. Lista e Dr. Winter përfshiu vetëm një përqindje të vogël të emrave që ekzistojnë realisht në botë, kështu që nëse emri yt (apo i fëmijës tënd) nuk u përmend – mos u mërzit! Bukuria e një emri nuk matet vetëm me tingullin, por edhe me historinë, domethënien dhe emocionet që sjell me vete. Megjithatë, nuk mund ta mohojmë: Sofia është një emër vërtet i bukur.
Ndërprerja e konsumimit të duhani është gjëja më e mirë që do të…
Shumicës së njerëzve do t’u ndodhë që të thumbohen nga një bletë të paktën…
Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin, por nëse e teproni me to,…
Ecja është një aktivitet i thjeshtë që mund t'ju ndihmojë të humbni peshë.…
Mangot janë të pasura me hekur, gjë që i bën ato të dobishme…
Një burrë 66-vjeçar sapo ishte pensionuar dhe, në vend që të shijonte një jetë…