<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Po e dëmtojnë oborrin tuaj pa e vënë re, ky është armiku i heshtur i kopshtit

 

Oborri juaj mund të duket mirë, por barojat veprojnë në heshtje. Ja si t’i largoni

Për shumë njerëz, një oborri nuk është thjesht një copë toke me bar. Ajo është krenaria e shtëpisë, një vend për çlodhje, lojë dhe shoqërim. Prandaj nuk është çudi që shumë pronarë shtëpish investojnë kohë, mund dhe para për ta mbajtur barin të dendur, të gjelbër dhe të mirëmbajtur. Por, pavarësisht përpjekjeve, ndonjëherë paraqiten probleme të fshehta, të cilat vështirë se dallohen menjëherë. Një prej tyre është “vrasësi i heshtur” që mund të dëmtojë gjithë punën tuaj: barërat e këqija.

Barojat janë një sfidë e përhershme për kopshtarët. Ato jo vetëm që e prishin pamjen e kopshtit, por dëmtojnë edhe potencialin e tij. Për më tepër, ato janë një burim poleni që ndikon negativisht te personat që vuajnë kanë alergji duke e bërë qëndrimin jashtë edhe më të pakëndshëm.

Barërat e këqija ndikojnë seriozisht në bimët dhe vazot tuaja, shumë më tepër sesa thjesht nga aspekti estetik.

Kur ato pushtojnë lëndinën, fillojnë të konkurrojnë me bimët tuaja për hapësirë, ujë, ajër dhe lëndë ushqyese, gjë që mund të jetë shkatërruese për një lëndinë dikur të gjelbër dhe të shëndetshme.

Chris Cooper, ekspert për kopshtet në kompaninë Hayte, thotë se barojat nisin të rriten në pranverë, madje përpara se të arrijnë pjekurinë e plotë. Kjo është arsyeja pse pranvera është periudha ideale për mbjellje, kositje dhe plehërim, shkruan Daily Express.

“Kujdesi i rregullt dhe i qëllimshëm për oborrin e bën shumë më të vështirë që barërat e këqija të zënë rrënjë. Pranvera është koha më e mirë për t’i hequr ato fizikisht, sepse rrënjët janë ende të dobëta dhe lehtë të nxjerrshme,” thekson ai.

E njëjta vlen edhe për shtretërit e luleve, skajet e oborrit apo zona të tjera të kopshtit. Edhe pse mund të duken si bezdi të vogla, Cooper këshillon që kopshtarët të mos dorëzohen pasi tre teknika të thjeshta mund t’i eliminojnë përfundimisht barërat e këqija dhe të parandalojnë rikthimin e tyre:

1. Shkulja me dorë

Një metodë klasike, por kërkuese. Megjithatë, është ndër më efektivet, pasi rrënjët hiqen tërësisht dhe shmanget dëmtimi i bimëve të tjera që mund të ndodhë me kimikate.

2. Gërmimi dhe tharja në diell

Një teknikë tradicionale me rezultate të shkëlqyera, sidomos në ditë të ngrohta dhe me diell. Filizat e çrrënjosur thahen shpejt dhe nuk kanë më mundësi të rriten.

3. Herbicidet kimike

Nëse dy metodat e para dështojnë, atëherë mund të përdorni herbicide komerciale që depërtojnë thellë në rrënjë dhe shkatërrojnë bimën nga brenda. Por kujdes: gjithmonë zgjidhni produkte të sigurta për lëndina dhe bimët përreth, që të mos dëmtoni pjesët e tjera të kopshtit tuaj.

Barërat e këqija janë më shumë se një shqetësim estetik, ato janë një kërcënim i heshtur për shëndetin e gjithë kopshtit tuaj. Me kujdesin e duhur dhe ndërhyrje në kohë, mund t’i mbani nën kontroll dhe t’i eliminoni para se të marrin pushtetin.

admin admin

Recent Posts

A na mbron Borziloku nga kanceri?

    Kjo erzë verore, me një shije dhe aromë tepër pikante dhe të veçantë,…

2 days ago

Ethe, dhimbje koke dhe rrezik nga meningjiti: Çfarë duhet të dini për virusin e Nilit që arriti në Kosovë dhe mori jetën e dy qytetarëve?

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar një situatë serioze epidemiologjike, ku…

2 days ago

Përmirëson sheqerin në gjak, trigliceridet dhe astmën, ja gjethet e cilit frut mund t’i konsumoni si çaj

  Një nga bimët që mund të ketë përfitime interesante shëndetësore është fiku. Edhe pse…

3 days ago

Lodhje? Rathë të zinj nën sy? Si ta kuptoni nëse është mungesë hekuri

    Një pamje e lodhur, zbehje e fytyrës dhe rrathë të errët rreth syve…

3 days ago

Onkologu zbulon 5 gjërat që nuk i bën kurrë në shtëpi

    Kur bëhet fjalë për shëndetin, disa zakone të përditshme mund të duken të…

3 days ago

Ja ushqimet që kardiologët konsumojnë rregullisht për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një dietë e shëndetshme për zemrën, e pasur me perime, peshk, fibra dhe yndyra të…

3 days ago