<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Pse Enveri thoshte: “Patatja është edhe bukë edhe gjellë”

 

Në një dokument të kohës së komunizmit, patatja përshkruhet si një pasuri bujqësore me rendiment të jashtëzakonshëm, 80 kv/ha, në krahasim me vetëm 15-20 kv/ha të misrit.

Kështu udhëheqësi komunist Enver Hoxha sugjeroi kultivimin e patates edhe si bukë, dhe si alternativë për kursimin e miellit të grurit.

Në një takim me kuadro nga sektori i bujqësisë, si Viktor Puka dhe Andrea Gjermeni, ai shpalli direktivat bujqësore: “Të gjitha forcat drejt kultivimit masiv të patates!”

Ky mobilizim nuk ishte thjesht një thirrje për të mbjellë më shumë patate, por ishte dhe një akt i solidaritetit të dyanshëm kinezo-shqiptar.

Siç thuhet në dokument, Kina “po pregatitet të na dërgojë qindra tonë fara patate. Janë mobilizuar dhjetra mijëra veta për të zgjedhur, ambalazhuar mirë dhe dërguar patate në Shqipëri. Janë marrë nga vapore të huaj deri në vapore frigoriferë që kostojnë shumë që fara e patates të na vijë në kohën e duhur për ta mbjellë. Ne kemi në Kinë njerëzit tonë që merren me këtë çështje, po kinezët po kujdesen vetë shumë dhe do të na i japin peshqesh, fare pa para.”

Hoxha tregoi, se “në Evropë, në Gjermani njerëzit nuk hanë shumë bukë si tek ne, ata hanë më shumë patate”.

Madje, për të siguruar popullin për suksesin e kësaj nisme, vetë Komiteti Qendror bëri një provë. “Në Komitetin Qendror na kanë dërguar si mostër një bukë të prodhuar me miell gruri përzier me miell patateje.” Kjo bukë, sipas Enverit ishte “e shkrifët si sfungjer dhe shumë e shijshme”.

Kështu Enveri udhézonte specialistët e bujqësisë se, “pataten ne do ta mbjellim dhe do ta përzjejmë me miellin e grurit për të bërë bukë”.

Për më tepër Hoxha u tha kuadrove të bujqësisë se, “i dhamë ushtrisë (reparteve të stërvitjes së minave dhe kazermave) për provë gjysëm sasi mishi, gjysëm patate. Ata që hëngrën bukë të përzjerë me gjysëm sasi miell gruri dhe gjysëm patate, edhe më mirë punuan, shtuan edhe nga 3 kilogramë.”

admin admin

Recent Posts

Largoni kilet e tepërta me dietën pesëditore me mollë

    Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është…

2 hours ago

Pse ju mpihen duart dhe këmbët? Ja shkaqet më të zakonshme

    Mpirja e duarve dhe këmbëve është një shqetësim i zakonshëm. Ndonjëherë shkaku është…

6 hours ago

Trupi mund t’ju paralajmërojë: 5 shenja që mund të tregojnë sheqer të lartë në gjak

    Etja e vazhdueshme, urinimi i shpeshtë dhe lodhja mund të duken si shqetësime…

6 hours ago

Studiuesja vdiq në Rusi, a po përgatitet bota për një pandemi të radhës?

    E gjitha filloi me një infeksion aksidental në një laborator në Siberi. Daria…

7 hours ago

Uji i arrave, receta që bën “mrekulli” për shëndetin dhe trajton këto probleme shëndetësore

    Studimet tregojnë se konsumi i rregullt i ujit të arrave mund të ndihmojë…

7 hours ago

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

7 hours ago