<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Ku u printuan paratë e para të Shqipërisë në 1926?

Nga Kreshnik Kuçaj

Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.

 

 

Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, frangut ar me nënfishat e tij lekë e qindarka. 1 frang ar ishte i barabartë me 5 lekë. Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive më të njohura në botë për këtë shërbim.

Për kartëmonedhat me prerje 5, 20 e 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson&Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.

“Bradbury Wilkinson & Co” ishte një kompani që merrej me projektimin dhe printimin e kartëmonedhave, pullave postare dhe certifikatave të aksioneve. Kompania Bradbury u themelua në vitin 1850 nga Henry Bradbury dhe filloi printimin e kartëmonedhave në vitin 1856.

Ajo ishte një nga kompanitë më të njohura në botë në fushën e prodhimit të letrave me vlerë. Në vitin 1903 kompania u ble nga “American Bank Note Company” dhe vijoi të operojë në Londër.

Ndërsa “Richter & Co” u themelua në vitin 1842 nga një tipograf zviceran për prodhimin e posterave e imazheve me ngjyra. Më pas, Richter u bë furnitor i shtëpisë mbretërore italiane dhe kompania u specializua në sektorë të ndryshëm, mes të cilëve edhe të printimi i kartëmonedhave.

  • Një problem me 5 lekëshin e parë

Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt pasi qeveria shqiptare nuk i pranoi ato. Shkak u bë fakti se kartëmonedhat 1 frang (5 lekë) kishin si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare dykrenare.

Sa i përket kartëmonedhave të tjera, nga kompania me qendër në Londër, fillimisht do të printohej një sasi prej 5 mijë frangash ari, të ndara në prerje 20 frangëshe të cilat do të futeshin në qarkullim në tregun shqiptar në vitin 1926.

Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend.

Sa i përket monedhave metalike shqiptare, ato do të bazoheshin në modelet e profesorit Giuseppe Romagnoli i cili do të drejtonte shkollën e medaljes dhe ofiçinën shtetërore italiane të letrave ne vlerë për 45 vite.

E monedhat shqiptare do të gdhendeshin nga “Motti.inc” në ofiçinën e monedhave në Romë.

admin admin

Recent Posts

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

1 day ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

1 day ago

Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrë me stomak bosh

    Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…

1 day ago

Pesë gabime të zakonshme që mund t’i mbushin muret me myk gjatë dimrit

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Dëshironi ta lini duhanin? Ja disa hapa që mund t’ju ndihmojnë

    Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…

2 days ago

Kura me gjethe ulliri që ndihmon në trajtimin e hipertensionit

    Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…

2 days ago