<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: RETROSPEKTIVË

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste.

Sipas faqes muzeuimemories.info, 600 mijë familje shqiptare kanë gatuar në banjë në vitet 1980-1990. 300 mijë familje shqiptare konsumonin gjysmë kilogrami mish në javë dhe 500 mijë të tilla një kilogram gjalpë në muaj.

Shqiptarëve u duheshin autorizimet për të blerë televizor a lavatriqe. Lodrat e fëmijëve ishin modeste dhe bliheshin vetëm për Vitin e Ri. Deri në vitin 1984, mustaqet, syzat e diellit dhe çanta e vogël ishin të ndaluara si shfaqje të huaja.

Për të blerë ushqimet elementare, në komunizëm merrje një tip kuponi që quhej tollon. Në një fletë e zverdhur, shënohej se filan fisteku, i lagjes iks, për një javë mund të merrte djathë, sallam apo mish të grirë përmes kësaj letre. Kishte radhë për qumështin; radhë kishte edhe për vajgurin.

Ndonëse në Shqipërinë komuniste thuhej se “ushtrimi i torturës në hetuesi dhe në burg ndalohet me ligj”, në realitet tortura përdorej. Sipas dokumenteve,  torturat më të përdorura kanë qenë: Djegie me cigare, thyerje kockash dhe shkulje e mishit me darë dhe përdorimi i korrentit, jeleku i torturës, dëmtimi i organeve gjenitale, lënia pa bukë, pa ujë e pa gjumë në këmbë për ditë të tëra, varje në qafë të zinxhirëve me pesha, varje prej krahësh të lidhur mbrapa, në një dritare ose çengel në lartësi, mbushja e gojës me kripë etj.

Në çdo qytet, kishte qeli me dimensione dy metra me 1.20 metër dhe qeli speciale me dimensione një metër me gjysmë metri dhe lartësi prej një metri, ku i arrestuari as nuk mund të shtrihej, as nuk mund të rrinte në këmbë, por vetëm ulur këmbëkryq.

Biçikleta ishte e vetmja pronë private. Gjithçka tjetër i përkiste pushtetit popullor. Të vetmet automjete që qarkullonin në ato vite ishin ato publike – autobusët, urbanët, makinat e ndërmarrjeve. Transporti publik përballohej më së shumti nga trenat. Të gjithë udhëtonin me trena të cilët ishin të tejmbushur nga udhëtarët. Makinat ishin shumë të rralla. Me shumë fat, një vajzë mund të hipte në autoveturë vetëm ditën e martesës.

Zona me luksoze konsiderohej Blloku, qe ruhej nga Garda e Republikës.

Shqipëria ishte një ndër 15 vendet më të varfra në botë, ku të gjithë visheshin njësoj. Për një kohë të gjatë problem përbënin edhe disa modele pantallonash e flokët e gjata për meshkuj. Edhe mjekra ishte e ndaluar. Vajzat e reja nuk duhet të binin në sy dhe bizhuteritë ishin të rralla. Fundi i vajzave duhet të mbulonte gjurin pa qenë shumë i gjatë, ndërsa palltoja ishte shumë e shtrenjtë për kohën dhe blihej një ose dy herë në jetë. /Telegrafi/

admin admin

Recent Posts

Lehtësoni fryrjen pas një vakti duke bërë këtë veprim 5-minutësh

Një dietologe po inkurajon individët që përjetojnë fryrje të stomakut të adoptojnë një praktikë të…

2 hours ago

Misteri i bunkerëve të diktaturës

Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…

6 hours ago

Ora Verore 2026: Kur ndryshon?

    Ora verore fillon të dielën e dytë të marsit dhe përfundon të dielën…

2 days ago

Tsipraku me bisht të gjatë/ Zogu i quajtur “Zana e borës” me foto të ëmbla në borë(Foto)

  Tsipraku me bisht të gjatë, i quajtur shpesh zana e borës ose shima-enaga në…

2 days ago

Statistikat e vrasjeve nga gjakmarrja në Shqipërinë e Veriut (1907)

  Në dekadën e parë të shekullit XX, studiuesi hungarez Baroni Nopcsa udhëtoi gjerësisht në malësitë e Veriut…

2 days ago

Këto janë disa nga motoçikletat më të shtrenjta Harley-Davidson të shitura ndonjëherë

Për më shumë se një shekull, motoçikletat Harley-Davidson janë bërë simbol i inxhinierisë amerikane, duke…

3 days ago