Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Ilirishtja dokumentohet me shkrim

Muharrem Abazaj

Gjuha shqipe e ka prejardhjen nga ilirishtja. Në këtë përfundim ka arritur albanologjia, përfundim që u mbështet në një sinkron të dhënash nga fusha e arkeologjisë, historio – gjeografisë, gjuhësisë, etnokulturës etj..
Por vazhdimësia gjuhësore ilirishte – shqipe, nuk u arrit të provohej shkencërisht Edhe dy argumentat e fortë

që solli Çabej, fondin e trashëguar të fjalëve dhe ligjshmërinë fonetike të shqipes përmes së cilës kanë arshur në trajtën e sotme shumë topinime në vendin tonë, nuk mjaftuan për ta provuar këtë vazhdimësi.

Shkakun e jep studjuesi ynë i njohur, të cilit i takon autorësia e këtij përfundimi, Eqerem Çabej: “trakishtja e ilirishtja janë pothuajse gjuhë të panjohura për ne.”( Çabej,Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe..f.73).

Kjo mangësi e detyroi Çabejin të deklaronte:

“Duke pëmbledhur ç’u tha për burimnin e shqipes. me çështjet që dalin përbrenda tij, dhe rrugët që janë ndjekur e metodat që janë zbatuar për të arritur në një zgjidhje, me një vështrim objektiv do të thuhet se janë sqaruar disa anë, disa pika janë zbërthyer, po ky problem në thelb mbetet gjer më sot i pazgjidhu ( ’’Hyrje në Historinë e Gjuhës Shqipe”.po aty ).

Pas largimit nga jeta të Çabejt studimet albanologjike hynë në një periudhë stanacioni. Problemi i origjinës së shqipes gati u hoq nga tavolina e punës së albanologjisë, duke krijuar përshtypjen se ky problem tashmë ishte i ezauruar.Ky qëndrim ka krijuar vonesë për zbulimin e etnogjenezës së kombit tonë.

Si për të gjthë studjuesit edhe për mua, interneti krijoi mundësi të pafund për të sguruar informacion të gjerë dhe në kohë të shpejtë.Mbështetur në këtë informacion, kam bërë përpjekje në drejtim të vërtetimit shkencor të origjinës së gjuhës shqipe.
Ky vërtetim kërkonte pa tjetër material të shkruar në ilirishte, prandaj ndoqa porosinë e Çabejt
“ Nga gjuhësia pritet deshifrimi i mbishkrimeve mesapike, pasi mesapishtja, si i vetmi dialekt i ilirishtes që dokumentohet me mbishkrime, mbase është caktuar të luajë rolin e një çelësi për të hyrë sadopak në erresirën e shkallës antike të shqipes. Ndërsjelltas edhe shqipja mund të bëhet një ditë celësi kryesor në zbërthimin e mbishkrimeve mesapike.” (po aty f.74)

Në territorin jugor të Italisë, ku kanë banuar mesapët, janë gjetur dhe janë në ruajte një numër i madh mbishkrimesh.

Ato datojnë deri disa shekuj p.e.s. Në këto mbishkrime janë përdorur shkronjat e alfabetit të greqishtes së vjetër, por fjalët kanë kuptim vetëm në shqip, në një shqipe shumë arkaike, duke na bërë të kuptojmë se kjo është gjuha e ilirëve

Këtu del pyetja: pse këto mbishkrime janë shkruar me shkonja të alfabetit grek? Dihet se ilirët nuk arritën të kenë një alfabet të veçatë. Në se në institucionet qeverisëse dhe ato fetare përdorej herë gjuha greke herë ajo latine,( në territoret e jugut ajo greke dhe në ato veriore ajo latine),ilirët, të cilët në masën dërmuese ishin të pa shkolluar, për nevoja personale,vazhdonin të përdornin gjuhën e tyre, por me shkronjat e alfabeteve të këtyre dy gjuhëve.

Fjalët ( te pakta në numër , pasi këto mbishkrime në përgjithësi, kanë karakter epigrafik, përkushtime mbi gurë varresh) janë ose identike me fjalë njërrokëshe ose si rrenjë të fjalëve respektive të shqipes së sotme. Ato kanë trajta të ngurta,të pandryshueshme sipas trajtës, numrit, rasës së emrave apo mënyrës, kohës apo vetës së foljeve. Kjo ka ndodhur pasi në atë stad të ulët zhvillimi, ilirishtja nuk i ka pas vënë në përdorim mjetet gjuhesore si: parashtesat, prapashtesat, mbaresat, nyjet.

Këto trajta të ngurosura të fjalëve, si dhe natyra e shkrimit të tyre në formën e një vargëzimi shkonjash, pa ndarje midis fjalëve, kanë krijuar përshtypjen se këto mbishkrime nuk përgjasojnë fare me gjuhën shqipe, prandaj dhe janë lenë jashtë vëmendjes..
Duke punuar për disa vite me radhë kam mundur të deshifroj disa mbishkrime mesape të cilat, të deshifruar me detaje, i kam publikuar në botime librash.

Po japim këtu përmbajtjen e një mbishkrimi të shkutër.
Ky mbishkrim është gjetur në Cilie Mesapico, afër Brindisit.në Itali. I përket shek III – I p.e s. Është një epitaf, përkushtim mbi një gur varri.

Përmbajtja:

: “ Një i moshuar, me emrin Theodhori, me sa duket mbetur i vetëm, shkon tek shtëpia e vajzës së tij të martuar, mbase me mendimiin për të jetuar në shtëpinë e saj. Ana,. vajza e tij, del e pret atë tek dera dhe, me zë të dridhur,i thote: – hyr, o at ( baba) por mos rri shumë tek bija, se është keq.”

Sipas zakonit të vjetër,prindët e vajzës nuk mund të shkonin të banonin tek shtëpia e dhëndërrit. Por, ato fjalë të vajzës së tij, atë e kanë tronditur aq shumë sa, në atë moment ai ka ndërruar jetë.”

Po qe se gjuhësia jonë do të arrijë të provojë se mbishkrimet mesape janë shkruar në gjuhën ilire, atëhere vazhdimësia gjuhësore ilirishte – shqipe, është vërtetuar shkencërisht.
Por për ta konfirmuar këtë fakt, duhet që të vihet në lëvizje Instituti i Gjuhësisë, në përberje të Akademisë së Shkencave. Këto deshifrime, pavarësisht bindjes së autorit për vërtetësinë e tyre, duhet t ’ i nënshtrohen një ekspertize të rreptë.shkencore.
Të përzgjidhet një grup gjuhëtarësh , mundësisht nga ata që njohin mirë dialektet e shqipes.Do të lindë mendimi se në këtë grup duhet të ketë edhe gjuhëtarë të huaj që njohin mirë gjuhët e vjetra.Të tillë edhe mund të merren, sepse nuk do të kërkojë ndonjë kosto të madhe, por kjo prani e tyre nuk është patjetër e nevojshme.E themi këtë pasi ka edhe studjues shqiptarë që zotërojnë gjuhë të lashta, por edhe pamundësia e studjuesëvë të huaj që të mund të kontribuojnë më shumë se gjuhëtarët tanë.:Studjuesit e huaj kanë vërtet njohuri shumë të mira për gjuhët e lashta, por asnjëri prej tyre nuk mund të hyjë aq thellë sa gjuhëtarët tanë në trajtat arkaike të dialekteve të shqipes, pa njohjen e të cilëve nuk mund t ’i kuptosh këto mbishkrime mesape.

Po të ishte se këto mbishkrime do të ishin shkruar me ndonjërën nga gjuhët e vjetra, në greqishten e vjetër, në latinisht ose në ndonjë gjuhë tjetër, nuk kishte pse këta studjues të huaj të mos kishun deshifruar të paktën njërin prej tyre.

Është koha dhe mundësia që alnanologjia ta zgjidhë përfundimisht problemin e prejardhjes së shqipes dhe të avancojë në përcaktimin e etnogjenezës së kombit tonë. /Trungu & InforCulture

admin admin

Recent Posts

Kjo është temperatura më e përshtatshme në dhomën e gjumit në dimër

Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…

10 hours ago

E dini se çfar është hamari, apo koshi?

Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…

12 hours ago

Si të transformoni rutinën tuaj ditore në një burim frymëzimi dhe produktiviteti

  Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…

17 hours ago

Soft Skills: Aftësitë që na ndihmojnë të jemi të suksesshëm në punë dhe jetë

Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…

1 day ago

Personat me këtë grup gjaku nuk duhet të pinë kafe

  Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…

1 day ago