<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SOCIALE

Shpërthen zgjebja në Shqipëri, dermatologia: Ja si të veproni nëse prekeni

 

Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në vendin tonë. Alarmi u dha nga dermatologia Violeta Dajçi, sipas të cilës nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë me këtë lloj infeksioni. Mjekja theksoi se mutacioni i ri i këtij infeksioni prek edhe më të pastrit, ndërsa apeloi për kujdes të shtuar.

“Ka raste të shtuara të zgjebes. nuk ka ditë që dermatologët të mos hasen me pacientë të infektuar nga ky lloj paraziti. Është parazit që përhapet me shpejtësi nëpërmjet kontaktit, duke dhënë dorën duke u përqafuar. Përhapet shumë lehtë dhe më shpesh me personat që kemi më shumë kontakt. Kujdesi është që kur je në ambient me persona të infektuar të kesh kujdes të shtuar për mbrojtjen tënde, të dezinfektosh më shpesh duart, ose kur e di që e ke këtë parazit duhet ti të ruash të tjerët. Kur kjo përhapet në rreth familjar mund të ndodhë që të përhapet dhe të ndodhë rreth vicioz. Nuk ka moshë, apo seks të përzgjedhur. Nuk është më tek njerëzit e papastër, përhapet në ata që kanë higjienë më të shtuar. Nuk është si më përpara që e mjekoje në familjarë dhe bëje pauzë ose largohej. Tani ndodh që në të njëjtën familje nuk e kanë të gjithë personat”, tha mjekja.

Dermatologia theksoi se mutacioni i ri zgjebes nuk mjekohet aq lehtë si më përpara dhe jo gjithmonë funksionon mjekimi familjar. Sipas saj rastet më të shpeshta kanë ardhur nga jashtë.

“Ky lloj parazitit apo variant i ri që ka hyrë në Shqipëri nuk është si më parë; zgjedh tipin e lëkurës ku i pëlqen të banojë dhe nuk është në familjarët e tjerë. Por nuk mjekohet aq lehtë si më përpara, është më e vështirë. Ne japim mjekim familjar. por jo gjithmonë funksionon. Si mjeke me eksperiencë kam kontraktuar shumë raste nga pacientë që vinin nga jashtë Anglia, Spanja e Italia. Nga këto vende është pjesa më e madhe që e thonë”, theksoi Dajçi.

Një nga shenjat karakteristike të zgjebes, sipas dermatologes është kruajtja sidomos natën kur trupi bie në qetësi. Ajo bën apel që nëse vënë re këto shenja t’i drejtohen mjekut dhe këshillon që përveç higjienës, dielli dhe hekuri e mbysin këtë sëmundje.

Meta: Rreth 80% e popullsisë në Shqipëri jeton në kushtet e varfërisë ekstreme
“Një shenjë karakteristike janë të kruarat natën, kur trupi bie në qetësi. Nëse vini re këto lloj shenjash, më shumë natën apo kur ndërroni ambient duhet të dyshoni për këtë parazit dhe të drejtoheni te dermatologu. Nuk është sëmundje e turpit siç quhej më përpara. Kap më shumë ata që kanë higjienë të shtuar. Nëse vini re këto shenja drejtohuni tek mjeku, merrni këshillat e duhura si higjiena, hekuri dhe dielli e mbysin këtë lloj paraziti. Ndërrim i shpeshtë larja e shpeshtë dhe këto mund të ndihmojnë që të mjekohet kjo lloj sëmundje”, u shpreh.

Zgjebja sipas dermatologes nuk hyn te sëmundjet e rrezikshme, por krijon psikoza të tmerrshme, ka mundësi të kthehet në kronike, nuk ka imunitet dhe kohëzgjatja është e papërcaktuar.

“Nuk është e rrezikshme por krijon psikoza të tmerrshme se kthehet në parazitare kronike. Sa herë pacienti kruhet ai parazit lëviz dhe përhapet në mënyrë gjatësore. Është e rëndësishme që të mjekohet me kremëra dhe të jepen medikamente që qetësojnë të kruarat. Sa më shpejt ta mjekosh aq më e lehtë do të jetë. Kur kthehet në kronike është më e vështirë. Duhet të lahemi shpesh. Larja largon parazitët. Kohëzgjatja e sëmundjes është e papërcaktuar. Nuk ka imunitet mund të kthehet edhe disa herë”, deklaroi mjekja.

admin admin

Recent Posts

Pse shfaqet dhimbja e kokës në anën e djathtë?

  Çështje të ndryshme në tru mund të shkaktojnë dhimbje të njëanshme në kokën e…

13 hours ago

Gjermania prezanton “insektet bionike” për përdorim ushtarak, çfarë janë në gjendje të bëjnë ato

    Në Gjermani janë shfaqur së fundmi disa prototipe të quajtura “insekte bio-elektronike”, të…

13 hours ago

Pranvera po “troket”, si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale

  Me rritjen e temperaturave, poleni fillon të shkaktojë probleme për ata që vuajnë nga…

14 hours ago

Njihuni me ushqimet që ju mbrojnë sytë

  Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën…

14 hours ago

Leukoplasti inteligjent zbulon alergjitë para se të shfaqen simptomat

  Një pajisje që vendoset në lëkurë mund të paralajmërojë personat me alergji ushqimore para…

14 hours ago

Si po ndikon lufta në shëndetin mendor të të rinjve

  Lufta nuk lë gjurmë vetëm në ndërtesa dhe kufij. Ajo lë gjurmë të padukshme…

14 hours ago