Categories: RETROSPEKTIVË

Diaspora shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore

 

Kur Said Kryeziu mbërriti në Berat, u takua me Enver Hoxhen dhe Julian Amery thotë që Enver Hoxha i ofroi postin e nënkryetarit të shtetit, por Said Kryeziu e refuzoi këtë post duke i thënë Enver Hoxhës: “Ti më vrave mikun dhe këshilltarin Llazar Fundo dhe si mund të bashkëpunoj me ty”? Më vonë, anglezët e morën Said Kryeziun me aeroplan ushtarak nga Berati dhe e dërguan në Bari të Italisë. Said Kryeziu ishte i vetmi njeri, për të cilin anglezët ndërhynë për ta shpëtuar nga komunistët.

Shkruan: Gani Perolli

Një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin angazhuar në lëvizje politike në Shqipëri e Kosovë dhe ata që patën shërbyer në pozita qeveritare të okupatorëve, u larguan fill pas Luftës së Dytë Botërore në mënyra të ndryshme. Disa nga ata vazhduan rezistencën ndaj regjimit të ri diktatorial dhe disa qëndruan për një kohë në ilegalitet, ndërkohë që kaluan ilegalisht në Greqi e Jugosllavi.

Njëri nga ata ishte Said Kryeziu, i cili u arrestua nga komunistët në Kosovë së bashku me majorin Simcox dhe Llazar Fundon. Arrestimi i tyre ndodhi më 20 shtator të vitit 1944, në Dobërdej të Malësisë. Majori Simcox, ishte i atashuari britanik tek Lëvizja Kryeziu. Njeriu që i arrestoi ishte Ismet Shaqiri, por në atë grup ishte edhe Fadil Hoxha, Shefqet Peçi etj. Pas arrestimit, Simcoxi pati zhvilluar një bisedë me Fadil Hoxhën, duke kritikuar qëndrimin e tij dhe duke i thënë që çdo kërcënim ndaj vëllezërve Kryeziu do të konsiderohej krim ndaj Britanisë së Madhe. Ato armë që Gani Kryeziu ua kishte shpërndarë komunistëve të Kosovës, me urdhrin e britanikëve u kthyen kundër tyre.

Kur u arrestuan këto personalitete, komunistët u thanë atyre që i kërkonte gjeneral Dali Ndreu që të takoheshin, por kjo nuk ishte e vërteta, sepse urdhri ishte nga Enver Hoxha që ta takonte Said Kryeziun në Berat, ku edhe mbahej Plenumi i parë i Partisë Komuniste Shqiptare. Në anën tjetër, ai kishte dërguar urdhër përmes Lirie Gegës, që Llazar Fundon ta mbajnë andej, ta torturojnë e pastaj ta pushkatojnë. Kështu edhe ndodhi. Llazar Fundon e lidhën dhe e tërhoqën zvarrë mbas kalit të Shefqet Peçit. Kur mbërrijtën në Kolesjan të Lumës, më saktë në shtëpinë e Miftar Spahisë, Fundon e torturuan brutalisht, pastaj e pushkatuan. Kur Said Kryeziu mbërriti në Berat, u takua me Enver Hoxhën dhe Julian Amery thotë që Enver Hoxha i ofroi postin e nënkryetarit të shtetit, Said Kryeziu e refuzoi këtë post duke i thënë Enver Hoxhës: “Ti më vrave mikun dhe këshilltarin, Llazar Fundo, dhe si mund të bashkëpunoj me ty”? Më vonë, anglezët e morën Said Kryeziun me aeroplan ushtarak nga Berati dhe e dërguan në Bari të Italisë. Said Kryeziu ishte i vetmi njeri, për të cilin anglezët ndërhynë për ta shpëtuar nga komunistët.

Migrimi i parë i personaliteteve politike shqiptare ndodhi në Greqi që nga viti 1945. Kur kolonel Muharrem Bajraktari mbërriti në Greqi me grupin e tij në fund të vitit 1946. Në kampin e Haxhiqirjakos ishin rreth 900 emigrant shqiptarë. Po ashtu edhe në kampin e Lavrios ishin rreth një mijë emigrantë shqiptarë. Grekët i keqtrajtonin vazhdimisht emigrantët shqiptarë, pasi kishin pretendime shoviniste ndaj Shqipërisë së Jugut.

Komiteti kombëtar “Shqipnija e Lirë”, u themelua në Paris më 26 gusht të vitit 1949 nga Mithat Frashëri, Abaz Kupi, Said Kryeziu, Zef Pali dhe Nuçi Kota. Këta ishin edhe Këshilli Ekzekutiv i Komitetit. Në Komitetin “Shqipnija e Lirë”, morën pjesë tri parti politike: Balli Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit dhe Lidhja Kombëtare Shqiptare e Bujqëve dhe Katundarëve. Komiteti konsiderohej si qeveri në mërgim nga aleatët anglo-amerikanë. Kur Komiteti u zgjerua në vitin 1953, Blloku Kombëtar Indipendent prapë nuk u pranua si parti në Komitet, por u pranuan vetëm disa nga ata si Ismail Vërlaci, Ndue Gjomarkaj e disa të tjerë.

 

Komiteti “Shqipnija e Lirë” kishte dy qëllime: bashkimin kombëtar dhe bashkimin e diasporës shqiptare. Në rast të çlirimit të Shqipërisë nga regjimi komunist, Komiteti “Shqipnia e Lirë” do të shkonte në Shqipëri si qeveri provizore derisa të organizoheshin zgjedhjet e lira, ndërkohë që edhe anëtarët e Komitetit do t’i shpallnin kandidaturat e tyre për qeverinë e ardhshme.

Më 29 gusht të vitit 1949, Qeveria jugosllave botoi një artikull në “New York Times” dhe paralajmëroi se ishte formuar Komiteti për ndërrimin e Qeverisë në Shqipëri dhe se ky komitet kryesohej nga Gani Bej Kryeziu, së bashku me Bajram Bajraktarin, vëllain e Muharrem Bajraktarit, si nënkryetar. Anëtarët tjerë të këtij komiteti sipas artikullit jugosllav ishin edhe Cen Elezi së bashku me djalin e tij, Gani Elezi, pastaj Dan Kaloshi e të tjerë. Sipas informatave që dolën më vonë, doli të jetë e vërtetë që Qeveria jugosllave i kishte propozuar Gani Kryeziut kryesinë e shtetit shqiptar, të cilin ai e refuzoi kategorikisht duke ju shpjeguar më vonë shokëve të burgut dhe duke ju thënë: “Më mirë në vorr se sa horr”.

Pas formimit të Komiteti kombëtar “Shqipnija e Lirë”, Jugosllavia në vitin 1950 themeloi një komitet të saj, kinse për të zëvendësuar Qeverinë e Enver Hoxhës. Në këtë komitet figuronin emrat e Apostol Tenefit, kryetar, pastaj emrat e Tajar Hatipit e Nik Sokolit, nënkryetarë, si dhe emri i Lutfi Spahisë. Qendra e këtij komiteti në fillim ishte në Prizren, pastaj në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit tonë gjashtëvjeçarë në Jugosllavi, askush nga emigrantët shqiptarë nuk shprehej për ndonjë identifikim me ndonjë parti shqiptare që ekzistonte në Perëndim. Këto tendenca lindën posa kaluam kufirin e Jugosllavisë për në Itali. Së pari mbërritëm në kampin e refugjatëve në Triestë kah fundi i vitit 1954. Ne ishim grupi i parë familjar që na arrestuan në kufirin jugosllavo-italian në fund të vitit 1954 dhe na dërguan në kampin e përqendrimit në Gerovo në Kroacisë. Më 15 dhjetor të vitit 1955, Qeveria komuniste e Shqipërisë u pranua në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, përmes një tregtie që shtetet perëndimore realizuan me Bashkimin Sovjetik, siç e shpjegonte Tajar Zavalani në Radio “Londra” në atë kohë. Si rezultat i këtij vendimi, Komiteti kombëtar “Shqipnija e Lirë” u shpërbë, pasi nuk mund të njiheshin dy qeveri në të njëjtën kohë.

Më vonë u formua një grup nga pesë persona, kinse independentë, dhe ata ishin Rexhep Krasniqi, Ndue Gjonmarkaj, Nexhat Peshkëpia, Vasil Gërmenji dhe Sotir Avrami. Rexhep Krasniqi bënte pjesë në grupin e Xhafer Devës, Ndue Gjonmarkaj ishte nënkryetar i Bllokut Indipendent, derisa Nexhat Peshkëpia ishte në Ballin Kombëtar. Ky Komitet nuk pati kurrfarë jehone. Këta e adoptuan emrin e Komitetit të mëparshëm, sepse edhe nuk kishte kush t’i kundërshtonte. Ky grup nuk kishte asnjë mandat politik apo kombëtar dhe mandati i tij ishte mbushja e formularëve për migrim. Ky grup gati e zbrazi Malin e Zi nga shqiptarët, duke sponsorizuar ardhjen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

 

admin admin

Recent Posts

Besëpremja dhe tradhtia në disa këngë shqiptare

Shkruan: Ahmet QERIQI  Shembujt e këngëve rapsodike shqiptare ku stigmatizohet dhe dënohet fuqishëm akti i…

17 hours ago

Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

  Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019,…

22 hours ago

Zbulohet mbishkrimi i lashtë për emrin e Shkodrës

  Një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër është gjetja e…

23 hours ago

Rrugëtimi i Letërsisë Shqiptare: Tradita dhe Perspektivat Moderne

Letërsia shqiptare ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë dhe të pasur, duke reflektuar ndryshimet…

1 day ago

”Scientific Reports”: Macet janë më të afta në lidhjen e fjalëve sesa foshnjat

Macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të…

2 days ago

Jeta në komunizmin shqiptar

Një muze online rifreskon të dhëna mbi atë çfarë ndodhte në Shqipërinë komuniste. Sipas faqes…

2 days ago