<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”/ U përdor para 2500 vjetësh, vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

FILIP GURAZIU

Studimet e kohëve të fundit (Universitetet prestigjioze në SH.B.A., Francë etj.) vlerësojnë gjuhën shqipe- gegnishte (tosknishtja rezulton si variant i modifikuem i gegnishtes e ndame relativisht vonë prej saj) si nji ndër tri gjuhët ma të vjetra në historinë e njerëzimit që njeh shkenca e gjuhësisë dhe e vetmja që ende flitet sot në botë. Asht rasti me kujtue se ndërsa shkenca botnore vlerëson gjuhën shqipe, gjuhëtarët e akademive në të dy anët e kufinit politik heshtin e në të njajten kohë deklarojnë se gjuha e shqiptarve asht formue në mesjeten e herëshme, çka ven në dyshim origjinën tonë pellazgo- ilire si dhe autoktoninë e shqiptarve në trojet e veta!

Gjatë periudhës kohore post diktaturë, liria e mendimit dhe e fjalës, liria e komunikimit dhe bashkëpunimit “pa pengesa” me “botën e jashtme”, përdorimi i teknologjisë digjitale në fushën e kërkimeve shkencore i kanë dhanë nji hop cilësor studimeve dhe rezultateve në fushën e etimologjisë së gjuhës shqipe, të cilat jo vetëm po i zhbajnë tezat e gjuhëtarëve shqiptarë me tituj akademikë, por po i japin vlerë të veçantë gjuhës shqipe-gege për vjetërsinë dhe vazhdimësinë e përdorimit të saj simbas skemës pellazgilir-shqiptar tue vlerësue auktononinë e popullit shqiptar.

Elementi ma kryesor për përcaktimin e prejardhjes së origjinës së nji populli, krahas mënyrës së jetesës, dokeve e zakoneve, veshjeve, artit e kulturës asht padyshim gjuha. Zbulimi i vazhdueshëm i fjalorit të ilirve të lashtë dhe krahasimi me fjalorin e gjuhës shqipe që sot flitet prej shqiptarve na ndihmon me kuptue çiklin e vazhdimsisë së popullit Ilir deri te populli shqiptar po në ato troje prej ma shumë se 2500 vjetëve.

Simbas të dhanave arkeologjike prej gërmimeve në Trakën e herëshme, sot Bullgari, në nji basoreliev që daton rreth 500 vjet p.k. paraqitet nji mbret trak i veshun me uniformë, në të cilën dallohet e varun në bel nji armë (në formë thike, por ma e madhe, ndoshta në masën e nji ‘gjysë shpate’) me shënimin përkatës në basoreliev “ Sica, që në gjuhët latine lexohet Sika ( Burimi, revista ‘Focus Storia’). Për objektin e këtij shkrimi nuk asht parësore përcaktimi me saktësi i origjinës fillestare të prodhimit të kësaj arme (Iliri apo Trakë?), por argumentimi që kjo armë me emnin Sica – Sika vjen prej dy popujve të lashtë të Ballkanit. Historia dëshmon se trakët e Ilirët ishin dy popuj jo vetëm kufitarë, por edhe të afërm me gjuhë dhe me shumë komunikim ndërmjet tyne.

Në Wikipedia – Italisht, në faqen “Traci” shkruhet: “Gjuha trake asht gjuhë indoeuropiane e zhdukun e tipit ‘satem’ e ngjajshme me gjuhët e tjera të popujve të Ballkanit që ekzistojshin përpara ardhjes së sllavëve e të bullgarëve dhe se proto shqiptarët (ilirët, shënim i imi) shpatën në fjalë e shqiptojshin Tsika, kurse sot shqiptarët e shqiptojnë Thika. Në vazhdim, në faqen ‘ Sica (arma)’ gjejmë shënimin: “Në shqip ‘ il coltello’ (pra Sica), quhet ‘thika’. Kjo fjalë e përdorun para 2500 vjetëve e deri sot evidenton qartë origjinën ilire të popullit shqiptar në bashkësinë e popujve të tjerë të gadishullit ballkanik në periudhën e lashtë klasike: ilirët, trakët, maqedonasit, dakët, helenët etj. Nji tjetër dëshmi që vjen prej Prof. Massimo Pittau në librin e tij “Studime mbi gjuhën etruske” mësojmë se: “ Ilirët kishin armë efektive si p.sh. ‘Sica’, nji shpatë me maje të përkulun me origjinë ilire e cila kohë mbrapa u përdorue në të gjithë Ballkanin si dhe prej romakëve”.

Kurse historiani John Wilkes në librin e tij “ The Illyrians” (People of Europe) fq. 238-239 pohon se romakët konsiderojshin gjysë shpaten me majë të përkulun që quhej Sica me origjinë ilire. Kujtojmë se për ilirët, ashtu si për trakët deri sot nuk njihet alfabeti i tyne, por vetem shkrime të rralla me alfabet grek ose latin. Kur konstatojmë se edhe sot mbas 2500 vjetëve, 95% e popujve të Europës për shkrimin e gjuhës së tyne përdorin vetem dy alfabete, fakti që ilirët, trakët, dakët, maqe donasit etj. (ndoshta) nuk disponojshin në ato kohë alfabetin e tyne bahet i kuptueshëm dhe konsiderohet krejtësisht normal.

Si pasojë e evolucionit gjuhësor gjatë 2500 vjetëve, popujt e Ballkanit e të Europës shqiptimin ‘Sika’ për ‘thiken’ e kanë transferue në “arkivë”, në kuptimin se nuk përdorohet ma. Sot në italisht ‘thika” quhet – ‘coltello’, në latinisht – cultro, në anglisht – ‘knife’, në greqisht – ‘makairi’, në gjermanisht – messer, në sllavisht – ‘nozh’ etj. Përfundimi: Vetëm gjuha shqipe ruen të gjallë edhe sot në përdorimin e përditshëm emnin e vjetër të përdorun prej ilirëve rreth 2500 vjet ma parë! (“Sica”-”Tsika”-”Thika”), çka, pa asnji dyshim, dokumenton autoktoninë e popullit shqiptar në hapsinën ballkanike e mesdhetare./Panorama 

admin admin

Recent Posts

Nëse këto gjëra ju ndodhin shpesh gjatë gjumit, është koha të vizitoni mjekun

    Disa shqetësime duken të zakonshme, por kur përsëriten shpesh mund të tregojnë më…

2 hours ago

Ju dhemb koka dhe menjëherë bëni kafe: A është zgjidhje e mirë apo mund ta përkeqësojë problemin?

    Te disa njerëz kafeina e lehtëson krizën, ndërsa te të tjerët bëhet shkaktar…

8 hours ago

Pse jeni gjithmonë të etur? Mjekët shpjegojnë çfarë mund të fshihet pas kësaj

    Jo gjithmonë bëhet fjalë vetëm për mungesë lëngjesh – etja e vazhdueshme mund…

9 hours ago

Kanceri i mushkërive mund të rritet në heshtje, pa shkaktuar dhimbje

    Shenjat e para shpesh ngatërrohen me lodhjen, moshën ose “kollën e duhanpirësit” –…

9 hours ago

Ndryshime të vogla pas orës 17:00 që mund të kenë ndikim të madh në metabolizëm

    Zakonet e përditshme të mbrëmjes mund të kenë ndikim të madh në shëndetin…

9 hours ago

Vaj ulliri me hudhër: Çfarë i bën vërtet organizmit dhe kur duhet kujdes

    Shumë e përdorin për tensionin, kolesterolin dhe “pastrimin” e enëve të gjakut, por…

10 hours ago