POETI DHE GASTORI
* Gaztori i një princi e pyeti poetin e madh italian, Dante Aligeri:
– Si është e mundur që ju, një njeri kaq i zoti, jeni i varfër dhe unë kaq injorant dhe budalla jam i pasur?
– Unë do të bëhem i pasur, – u përgjigj ai, – kur të kërkoj një njeri të karakterit tim, ashtu si do të kesh gjetur ti një njeri të karakterit tënd.
DANTE NE KISHE
* Kronistët tregojnë se një ditë poeti i madh, duke dëgjuar meshën, nuk u përkul në gjunjë dhe nuk e hoqi kapuçin nga koka. Ndërkaq disa keqdashës e akuzuan te peshkopi për këtë paudhësi.
Për këtë peshkopi e thirri dhe Dante iu përgjigj:
– Në të vërtetë mua më kishte rrëmbyer aq shumë mendjen Zoti atë çast, saqë as vetë nuk e kuptoja se ç`veprime bënte trupi im. Kurse ata që erdhën te ju për të më akuzuar e kishin mendjen shumë larg nga Zoti, përderisa merreshin me mua.
DANTE DHE KOVAÇI
* Duke kaluar një ditë nëpër një rrugë të Firences, Dante dëgjoi një kovaç që po recitonte pjesë nga monumenti i tij poetik, duke i gjymtuar disa vargje të “Komedisë Hyjnore”. Dantes nuk i’u durua, ktheu nga rruga dhe pa hapur gojën, hyri në punishten e zanatçiut, mori çekanin, daltën dhe gjithçka gjeti, dhe i flaku me zemërim në rrugë.
Kovaçi i hutuar ndërhyri: Zotëri ç’bëni kështu?
– Ju më shkatërruta veprën time dhe unë po hakmerrem duke shkatërruar tënden, i’a ktheu poeti duke vazhduar rrugën.
USHQIMI I PREFERUAR I DANTES
Tregojnë se Dante kishte një kujtesë të hatashme.
Një ditë ai takoi dikë në rrugë, i cili e pyeti:
– Mjeshtër a mundem t’ju pyes, se cili është ushqimi më i mirë sipas jush?
– Një vezë! – u përgjigj poeti prerazi.
Rreth një vit më vonë, ai kalimtar e takoi përsëri Danten, duke mos hezituar vijoi me pyetjen e bërë një vit më parë: – Si dhe me çfarë?
– E zier dhe me kripë, – u përgjigj poeti.
Albert Vataj
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…