<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

ARBËRESHËT E ANAMALAS NË ITALI

Po e publikojm për studiuesit dhe historiografinë shqiptare një dokument nga gjuha e shkruar arbëreshe nga viti 1761 nga kolonia anamalase në Pianiano. Kjo leter është publikuar nga studiuesi i njohur arbëresh Italo Sarro në vitin 2022, i cili ka zbuluar këtë koloni arbëreshe dhe ka botuar shumë dokumente përmes të cilave ka zbardhur këtë histori të panjohur deri në ditët e sotme.

 

Kjo është një letër nga korriku i vitit 1761 dërguar Don Stefano Remanit, drejtues shpirtëror i kolonisë shqiptare të Pianiano-s, nga Simone Sterbini, student i seminarit të S. Angelo dei Lombardi. Remani dhe Sterbini janë dy nga 42 familjet arbëreshe nga Pianiano të cilët mbërriten te ky shtet papnor në vitin 1756.

 

Në mes të tekstit në gjuhen italiane, është shkruar një paragraf në gjuhen shqipe. Forma e transkriptuar nga dorëshkrimi është:

 

«Scihenti Itinsot ghi pasche chien enucte paschemi gnofet ghi pasche ytien gru pro fet ghighidhe cecas chee zan ca a daal.»

 

{Shqiptimi do të ishte: « I shenjti imzot, që paske qenë e nuk të pakemi njoftë, që paske qenë një Profet, që gjithçka ke zan [që parashikoje] ka dal (u bë).»}

 

Rëndësia e këtij paragrafi për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare mund të jetë monumental. Aty gjendet shqipja e shekullit XVIII në formën e saj burimore të zonës anamalase.

——–

Familjet që emigruan

Në prill të vitit 1756, 42 familje me gjithsej 218 persona për t’i shpëtuar varfërsë dhe persekutimit fetar, zbarkojnë në Itali në qytetin Ankona duke kërkuar strehim në Shtetin Papnor.

Familjet shqiptare të pranishme në Pianiano që nga viti 1756 ishin: Cola, Micheli, Colitzi (Collizzi, Colizzi), Lescagni, Lugolitzi (Logo¬rozzi, Logrezzi, Logorizzi), Natali. , Mida, Covacci, Pali, Gioni, Halla (Ala), Gioca, di Marco, Cabasci, Brenca, Ghega (Ellega), Carucci, Zanga, Ghini (Gini), Milani, Zadrima (Xadrima), Calmet, Sterbini, Calemesi ( Calamesi, Calmesi), Codelli, Remani (mbiemrat në kllapa tregojnë variacionet që gjenden në dokumentet e ndryshme në lidhje me këta arbëresh). Stefano Remani nga Shkodra i udhëhoqi në udhëtimin e tyre dhe vepronte si ndërlidhës dhe si përkthyes.

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

13 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

15 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

18 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago