<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Gjurmëve të thesarit historik të filigraneve të moçme në Prizren…!

Jahja Drancolli

Kosova e sotme ç’prej antikiteti ka zotëruar më kushte të veçanta për zhvillimin e argjendarisë ose të filigraneve sidomos duke patur parasysh traditën e fuqishme të prodhimit të bizhuterive bazuar në minierat e pasura të Trepçës, Janjevës dhe të Novobërdës, si dhe për shkak të faktit historik se këtu ndodhen argjendaritë dhe tregtarët nga gjithë Europa Juglindore. Së ketejmi, në Kosovë, gjatë periudhës mesjetare ndeshim qendra të njohura të argjendarisë, siç ishte qyteti i Prizrenit, i Pejës dhe më vonë i Gjakovës,  në të cilat zeja në fjalë ka mbetur deri më sot, pikërisht për shkak të transferimit të teknikave të argjendarisë së moçme nga brezi në brez. Përkundër faktit se deri më sot nuk janë identifikuar veprat e mjeshtërve mesjetarë, ekziston një fakt që një pjesë e qytetit të Prizrenit në shek. XVI quhet Mëhalla e Kujunxhinjëve, ku janë punuar vathët, paftat dhe unazat sidomos nga shek. XI për t’u zhvilluar fuqishëm gjatë shekujve XV-XVII. Argjendarët e Prizrenit, të cilët ishin kryesisht shqiptarë të ritit romano-katolik, shquheshin si shumë të ditur për teknikat e shtrenjta të filigranit dhe granulimit, të cilat më së shumti përdoren për mallrat e konsumit, dhe si të tilla eksportoheshin në vende, si në Kotorr, Raguzë, Zarë, Venedik, Hungari,  dhe madje në Tunizi dhe Algjeri.

Burimi: Pafte e shek. XVI, Muzeu i Filigranit në Prizren, kryesuar nga Jeton Jagxhiu!

admin admin

Recent Posts

Si të shëroni ftohjen përbrenda pak orëve

  Meqë sezoni i dimrit është afër, prekja nga ftohjet tek njerëzit ndodh çdoherë e…

20 hours ago

A i mbron qumështi i gjirit fëmijët nga tumoret

    Gjidhënia nuk është vetëm burim ushqimi, por edhe mbrojtje për fëmijën dhe nënën.…

20 hours ago

6 metodat e çuditshme se si zgjoheshin njerëzit para shpikjes së alarmit

  Para se ora me alarm të bëhej pjesë e jetës së përditshme, njerëzit kishin…

21 hours ago

Lidhja e Prizrenit 1878, Kararname-ja: ”Lidhja jonë është bashkuar për të kundërshtuar çdo qeveri tjetër përveç asaj të Portës së Lartë..”

Rezolutat e Lidhjes së Prizrenit 1878, “Kararname-ja” Më 10 qershor 1878, delegatë nga e gjithë…

21 hours ago

Në këtë popull një grua martohet me disa vëllezër – arsyeja do t’ju befasojë

  Sherpat në Himalaje praktikojnë poliandrinë për të mbajtur pronën të pandarë dhe për të…

21 hours ago

Trendi në rrjetet sociale, vaj ulliri me limon! A duhet ta provoni? Çfarë thonë ekspertët!

  Një përzierje e thjeshtë me vaj ulliri dhe lëng limoni së fundmi është kthyer…

22 hours ago