<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Kush ishte njeriu më i pasur në histori që “mposht” edhe liderin e Amazonës

 

 

Kush ishte Sulltani Musa, njeriu më i pasur në histori që “mposht” edhe liderin e Amazonës

Aktualisht, njeriu më i pasur në botë është lider i Amazon, Jeff Bezos me pasurinë që i është vlerësuar në 131 miliardë dollarë. Por Bezos nuk është aspak njeriu më i pasur i të gjitha kohërave.

Ky titull i takon Mansi Musa-s, ose ndryshe Sulltanit Musa, sundimtar i Afrikës Perëndimore në shekullin e 14-të.

 

“Pasuria e tij ishte e tillë sa e bënte të pamundur për ta kuptuar sa i fuqishëm ishte ky njeri”, tha BBC Rudolph Butch Ware, profesor i historisë në Universitetin e Kalifornisë.

Musa ishte më i pasur se çdokush mund ta përshkruante.

Ata që janë përpjekur për të vlerësuar pasurinë e tij, kanë ardhur me shifrat e katërqind miliardë dollarëve, por historianët e ekonomisë pajtohen se pasuria e tij nuk mund të kufizohej me një numër të saktë.

 

 

Mansa Musa lindi në vitin 1280 në një familje sundimtarësh. Vëllai i tij, Mansa Ebu Bekri ishte ai që e sundoi perandorinë deri në vitin 1312, kur abdikoi dhe u nis në një ekspeditë. Ebu Bekri, siç shkruajnë historianët, ishte i obsesionuar pas Oqeanit Atlantik. Kështu ai përgatiti një flotë prej dy mijë anije, duke marrë me vete dhe me mijëra burra, gra dhe skllevër që iu bashkuan atij. Ata u larguan duke mos u kthyer kurrë. Disa historianë pohojnë se kanë arritur në brigjet e Amerikës së Jugut, por nuk ka prova të forta për këtë.

Kështu që ishte Mansa Musa ai i cili trashëgoi mbretërinë e Malit. Nën sundimin e tij, Mali arriti një bum të pabesueshëm. Ishte një mbretëri që përfshinte territoret ku sot ndodhen Nigeria, Senegali, Mauritania, Burkina Faso, Gambia, Bregu i Fildishtë. Për qytet simbol, ose kryeqytet kishte Timbuktu-n.

 

 

Kjo sipërfaqe i siguroi sasi të mëdha burimesh, të tilla si ari dhe kripë.

Në atë kohë, Musa zotëronte gjysmën e arit në botë.

Në një udhëtim drejt Mekës nëpër shkretëtirë, ai u pasua nga 60,000 njerëz; zyrtarë, ushtarë, tregtarë, skllevër e njerëz të thjeshtë.

Ishte një qytet që po kalonte nëpër shkretëtirë. Një qytet banorët e të cilit ishin të rrethuar nga ari dhe mëndafshi më i mirë persian. Qindra deve mbanin sasi ari të kulluar.

Shekuj më vonë, Timbuktu u bë një lloj Eldoradoje – madje edhe në shekullin e 19 kishte statusin e një qyteti mitik të humbur, i cili u vu në shënjestër të eksploruesve evropiane dhe gjuetarëve të thesarit.

Gjatë sundimit të tij, Musa financoi literaturë, ndërtoi shkolla, biblioteka dhe xhami. Timbuktu ishte qendra e edukimit dhe njerëzit nga e gjithë bota vinin aty për të studiuar.

Kur Mansa Musa vdiq në 1337, pas 57 vjetësh, mbretëria u pasua nga bijtë e tij, të cilët nuk arritën të ruajnë perandorinë. Shumë popuj u shkëputën dhe perandoria u zhduk ngadalë. Ardhja e evropianëve në rajon ka shkatërruar dhe mbetjet e tij të fundit – vlerësojnë studiuesit.

 

 

“Historia e periudhës mesjetare ende shihet kryesisht si një histori e Perëndimit”, thotë dikush prej tyre, Lisa Corrin Graziosi, duke shpjeguar se pse bota nuk e di ende asgjë në lidhje Mans Musa-n.

Dhjetë njerëzit më të pasur në historinë e njerëzimit

Mansa Musa (1280-1337, sundimtari i mbretërisë së Malit) – pasuria e pallogaritshme.

Augustus Caesar (Perandori eomak) – 4.6 trilion dollarë.

Zhao Xu (1048-1085, Perandori kinez) – me pasuri të pallogaritshme.

Akbar I (1542-1605, makina e dinastisë indiane Mughal) – pasuri e pallogaritshme.

Andrew Carnegie (1835-1919, industrialist) – 372 miliardë dollarë.

John D Rockefeller (1839-1937, manjat i SHBA) – 341 miliardë dollarë.

 

 

Nikolai Alexandrovich Romanov (1868-1918, perandor rus) – 300 miliardë dollar.

Osman Ali Khan (1886-1967, një anëtar i familjes mbretërore indiane) – 230 miliardë dollar.

William Conqueror (1028-1087) – 229.5 miliardë dollarë.

Muamar Gadafi (1942-2011, sundimtar i Libisë) – 200 miliardë dollarë.

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

8 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

10 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

13 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago