Categories: KURIOZITETE

A i bën sheqeri më hiperaktiv fëmijët?

Fëmijët në festat e ditëlindjeve shpesh marrin energji të tepërt pasi shijojnë ëmbëlsira dhe torta, prandaj shumë njerëz pyesin veten: A është sheqeri fajtor për hiperaktivitetin e tyre?

“Besimi se sheqeri shkakton hiperaktivitet te fëmijët ekziston prej dekadash dhe ndikon në vendimet e prindërve për ushqimin e fëmijëve. Si nutricioniste dhe neuroshkencëtare, mund të konfirmoj se, megjithëse sasia e tepërt e sheqerit nuk është e dobishme për trurin, provat shkencore nuk tregojnë se sheqeri shkakton hiperaktivitet”, shkruan Amy Reichelt.“Studimet kanë treguar se fëmijët që konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara kanë vëllime më të vogla të trurit në zonat kritike si korteksi frontal në krahasim me fëmijët me dieta më të shëndetshme. Pavarësisht kësaj, miti se sheqeri shkakton hiperaktivitet është ende i popullarizuar, i cili daton në vitet ‘70 dhe ‘80” të shekullit të kaluar, shpjegon Reichelt nga Universiteti i Sidneit për uebsajtin “The Conversation”, transmeton Zimo, përcjell Telegrafi.Origjina e mitit për sheqerin dhe hiperaktivitetin.

Miti lindi nga studimet e dietës Feingold, e cila u zhvillua nga alergologu pediatrik Benjamin Feingold për të trajtuar atë që tani njihet si çrregullimi i hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).“Kjo dietë eliminon ngjyrat artificiale, ëmbëltuesit, konservantët dhe salicilatet që gjenden në shumë ushqime të shëndetshme. “Feingold pohoi se shmangia e këtyre substancave përmirëson fokusin dhe sjelljen tek fëmijët hiperaktivë, megjithëse studimet e tij ishin metodologjikisht me të meta dhe nuk kishin grupe të përshtatshme kontrolli”, thekson eksperti australian.

“Kërkimet moderne shkencore kanë ekspozuar lidhjen midis sheqerit dhe hiperaktivitetit. Studimet rigoroze, duke përfshirë provat e kontrolluara me placebo, tregojnë vazhdimisht se sheqeri nuk ka asnjë efekt të rëndësishëm në sjelljen apo vëmendjen e fëmijëve”, thekson Reichelt.

admin admin

Recent Posts

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Ju mund të pyesni veten se çfarë lidhje ka letra higjienike me frigoriferin? Ky truk…

2 days ago

A kanë lëkurë të zezë arinjtë polarë poshtë gëzofit të bardhë?

Arinjtë polarë në fakt nuk janë të bardhë. Ja pse Arinjtë polarë kanë lëkurë të…

2 days ago

A e dini pse nuk duhet të hani banane për mëngjes?

Banania është një frut tropikal popullor, i pasur me vitamina dhe minerale. Për shkak të…

2 days ago

Luftoi për çështjen kombëtare, cili ishte “Isa Boletini” i Çamërisë! Roli për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe kontaktet e Themistokli Gërmenjit

Nga: HAJREDIN ISUFI HISTORIAN Fshati Koskë bën pjesë në fshatrat e Kazasë së Filatit. Koska është…

2 days ago

Dita e Verës (14 Mars sipas kalendarit pellazg)

Sazan Guri PSE U ZGJODH DITA E VERËS Le të kthehemi te dita e verës.…

2 days ago

Prizreni ruan monedhat ilire

Në mënyrë joqeveritare, në qytetin e Prizrenit, rrugës për në Kalanë e këtij qyteti duket…

2 days ago