<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Bleta: midis poliandrisë, vr’asjes për pushtet dhe fl’ijimit dashuror

Nga pikepamja seksuale, kolonia e bleteve (Apis mellifera) është e perbërë nga pak meshkuj “dembelë”, shumë bletë

punëtore sterile dhe vetëm nje femër mbretëreshe.

Kur nje mbretëreshe plaket ose largohet me nje pjesë te kolonise, lind nevoja per nje mbretëreshe te re.

Ajo “autorizon” prodhimin e qelizave mbretërore, ku depozitohen vezet e nje prej mbretëreshave te ardhshme.

Larvat e ketyre qelizave marrin ushqim te veçante, i cili garanton zhvillimin e tyre si mbretëresha.

Mbretëresha e pare qe lind i vret te gjitha konkurentet e tjera qe pritet te lindin. Mbretëresha e mbetur, ka nevoje të shtoje kolonine e saj, ndaj dhe del nga zgjoi per te bëre vallen martesore.

Kopulimi i mbretëreshes bëhet gjithmone ne fluturim e siper dhe jashte zgjoit. Fale feromoneve riprodhuese te paperballueshme, asaj i vijne rrotull rreth 20 000 meshkuj, por vetem 10-15 prej tyre kane fatin te bejne “dashuri” me te.

Per fat te keq nje pjesë e barkut të mashkullit, pas kopulimit shkeputet e per pasoje vdekja e tyre eshtë e pashmangshme.

Ne fakt, mbretëresha ben aq kopulime sa te grumbulloje sasine e duhur te spermatozoidëve ne spermatekën e saj.

Kjo depo spermatozoidesh me origine nga meshkuj te ndryshëm, do te ruhet dhe shfrytezohet gjate gjithë jetës

së saj si mbretëreshe.

Para se të depozitoje çdo vezë, mbretëresha inspekton dhe kontrollon çdo qelize dylli, duke futur madje edhe koken ne te.

Pasi bindet per cilesine e qelizes, mbretëresha fut fundin e barkut ne te dhe lëshon vetem një veze.

Depozitimi i vezeve vazhdon çdo ditë

deri aty nga mesi i tetorit.

Fillimisht depozitohen vezët që do të lindin bletë punetore, pastaj ato që do te japin meshkujt.

Ajo “di” te zgjedhe me shumice vezet qe do te lindin bletët punëtore dhe shume pak veze që do të lindin meshkuj.

Vezët e papllenuara me spermatozoidet e spermatekës lindin vetem meshkuj.

Ata jane te gjithe vellezer nga nje nene, por pa baba dhe trashëgojne vetëm kromozomet e nenes mbretëreshë.

Bletët punëtore dhe mbreteresha lindin nga veze te pllenuara.

Ato jane motra ose gjysme motra që lindin nga një nënë e një baba, ose nga nje nëne dhe baballarë të ndryshëm. Bletët punëtore mbeten sterile gjate gjithë jetës, meqë organet e tyre te riprodhimit qendrojne te bllokuara prej lëndesh speciale, qe sekretohen nga nëna mbretëreshe.

Organe riprodhuese funksionale ka vetem nena mbretëreshë.

Përgatiti: Selim Kurti

Burimi: Prof. Ethem Ruka, “Biologjia, shkenca e jetes” (Bibla e biologjise ne shqip), faqe 796

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

8 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

10 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

13 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

1 day ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

1 day ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

1 day ago