“Vishni pallton e vjetër dhe blini librin e ri”. – Austin Phelps
“Mos e shiko një libër nëse është i hollë apo i trashë. Nuk përdoret për zhvillimin e muskujve, por për zhvillimin e trurit”. – Jakup Asipi
“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjendur, më të mençur dhe mësuesit më të duruar”. – Charles Eliot
“Mos lexoni siç bëjnë fëmijët për t’u zbavitur, apo siç bëjnë ambiciozët për të mësuar. Jo, lexoni që tëjetoni”. – Gustave Flaubert
“Duhet të bëni kujdes prej librave, çfarë është brenda tyre, fjalët, kanë fuqinë të na ndryshojnë”. – Cassandra Clare
“Librat shërbejnë për t’i treguar njeriut se ato mendime origjinale të tijat, nuk janë kurrsesi aq të reja”. – Abraham Lincoln
“Njeriu që nuk lexon libra, nuk ka kurrfarë përparësie krahasuar me njeriun që nuk di të lexojë”. – Mark Twain
“Ka krime më të këqija se djegia e librave. Një prej tyre është të mos i lexosh”. – Joseph Brodsky
“E kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”. – Jorge Luis Borges
“Për librin e mirë duhet të jenë edhe lexuesit të mirë”. – Viktor Hygo
“Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet”. – Cicero
“Ka dy arsye për të lexuar një libër: një, të shijon leximi; tjetra: mund të mburresh rreth tij”. – Bertrand Russell
“Kur kam pak para, unë ble libra; dhe kur më tepron ndonjë gjë prej tyre, ble ushqim dhe veshje”. – Desiderius Erasmus
“Librat janë kaq të veçantë, të rrallë dhe të tuat, saqë të tregosh se çfarë ndien për to, duket si njëtradhëti”. – John Green
Shumë detergjent nuk i bën më të pastra përkundrazi, lë gjurmë dhe erëra të…
Studimi i ri zbulon një mekanizëm të ri që mund të ndryshojë trajtimin dhe…
Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e orës, shumë njerëz e ndiejnë veten të…
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…