Përveç vendalinjve, janë të paktë ata që e dinë se përse një nga zonat më të njohura në qendër të kryeqytetit quhen pikërisht “Shallvare”. E konsideruar si një pikë orientimi, “Shallvaret” kanë ruajtur këtë emër pavarësisht sistemeve që kanë ndërruar.
Cila është historia e Shallvareve, dhe pallateve që morën emrin e zonës?
Orhan Sakiqi, inxhinier ndërtimi, që ka banuar në qendër të Shallvares, kujton ndërtimin e tyre, ballkonin-tribunë të shtëpisë ku vinte për të ndjekur aktivitetet festive e sportive Ahmet Zogu apo Enver Hoxha.
Po nga vjen ky emër, “Shallvaret”?
Janë dy mundësi: E para, emri mund të jetë marrë nga Miltiadh Shallvari, një pasanik tokash.
Së dyti, Shallvare në turqisht, do të thotë brekushe.
Fusha ka shërbyer si shesh lojërash për garnizonin turk, i cili ndodhej fare afër, përballë Bankës së Shtetit.
Më pas, në vitin 1916, sheshi është përdorur si pistë avionësh për ushtrinë austriake.
Fusha mori vlera sportive pas themelimit të KS Tirana në vitin 1920 nga drejtimi i Selman Stërmasit, pasi ajo ishte tokë ranore e nuk mbante ujë. Nga 1925 u bënë disa dhoma zhveshjeje, më pas në vitet ’30 pista e atletikës dhe një tribunë e vogël prej dërrase, e cila u prish gjatë luftës.
Po cilat jane familjet tiranase qe kane banuar te Shlalvaret. Cilet ishin mbiemrat e tyre?
Nga veriu ka qenë shtëpia e Ali Topit, që me ndërtimin e ndërtesave pranë Bankës u prish;
afër shtëpisë së Topit, ishte shtëpia trekatëshe e familjes Shijaku, që më parë ka shërbyer edhe si shkollë.
Ngjitur me të ka qenë nje shtypshkronjë pronë e familjes Ndroqi.
Aty pranë ka banuar familja Vinjau, dhe prane saj familja e hershme tiranase Dashi.
Haxhi Hafiz Mahmud Dashi ka qenë imami i parë i xhamisë së re, ndërtuar në Rrugën e Kavajës me kontributin e banorëve.
Më tej, ka qene nje biznes i Qazim Kasharit, që shërbeu më vonë për shtypjen e bonove të thesarit.
Përkundrejt ishte shtëpia dhe klinika e dr. Bashos, që më vonë ka shërbyer si “Shtëpia me Gjethe”.
Në Shallvare ka banuar edhe familja Myderizi, ngjitur me të banonte sopranoja Tefta Tashko.
Vokshi, Hoxholli, Çuli, Zavalani, Nallbanit, Daja, kane qene disa nga mbiemrat e tjere te familjeve qe kane banuar ne kete zone te vjeter te qendres se Tiranes.
Sezoni i ngrohjes ka filluar dhe shumë prej nesh ngrohin shtëpitë edhe gjatë natës. Megjithatë,…
Në vitin 1943, etnologët gjermanë Karl Christian von Loesch dhe Wilhelm E. Mühlmann botuan një…
Është një ndërtim tradicional që përdoret për ruajtjen e ushqimit, veçanërisht për drithërat dhe prodhimet…
Zana Islami/ Trungu&InforCulture.info Rutinat ditore shpesh mund të duken tëzakonshme dhe monotone, por ato…
Zana Islami / Trungu&InforCulture.info Në botën e sotme, suksesi profesional dhe personal nuk matet vetëm…
Ngrënia e disa ushqimeve bazuar në grupin tuaj të gjakut mund të përmirësojë shëndetin…