Nuk ka turist të huaj që vjen në Gjirokastër e nuk ndalon në Muzeun e Luftës së Ftohtë. Është stopi i parë për çdo të huaj, madje për disa është arsyeja pse ky qytet vizitohet.
Udhëtime në kërkim të vendeve që kemi para sysh, por nuk hyjmë t’i shohim. Por duke u sjellë si turistë në Shqipëri mund ta shohim në një dritë tjetër.
Ndërsa ngjitemi për në sheshin sheshin Çerçiz Topulli, që po bëhet gati të inaugurohet këtë qershor, shoqëruesit tanë janë amerikanë, anglezë, aziatikë e braziliane. Gjithë kulturat në Gjirokastër, nisur në një drejtim: Te Muzeu i Luftës së Ftohtë.
Është Olsi Sinani, ai që do të i bëjë guidën, Dritares por edhe turistëve të huaj, që në grupe të mëdha, presin orën, të futen për të zbuluar çfarë ka ne nëntokën e një qyteti.
Në rast të ndonjë sulmi atomik gjatë Luftës së Ftohtë, ky tunel që tani është muze lufte, ka qenë vendi ku mund të mbroheshe.
Hyrjet e tij janë katër, nga hotel Çajupi, ish Komiteti i Partisë dhe dy të tjera, tani të bllokuara.
Ky tunel është 1 km dhe ka 56 dhoma. Nis mbi sheshin e Çerçizit, poshtë kalasë dhe përshkon gjithë pazarin. Aty ka sallë mbledhjesh, ambiente pune dhe pushimi, central elektrik madje dhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm. Mensa, infermieria dhe katër PTT.
Tuneli është përfunduar së ndërtuari në vitin 1987. Aty është bërë vetëm një provë simulim lufte. Ne vitin ‘97 u grabit. Në vitin 2014 u pastrua dhe përshtat si muze, por askush nuk erdhi kurrë të sjellë çfarë vodhi aty. Tani që tuneli është shndërruar në muze, ajo që pritet është risjellja e disa kujtimeve të kohës, por dhe njerëzve që e dine historinë.
REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…
Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…
Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…
Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…
Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…
Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…