WhatsApp po krijon një opsion të ri që përdoruesit të ndajnë imazhe, dokumente etj pa qenë të lidhur me interneti. Sipas WABetaInfo, gjithçka që do të shpërndahet do të jetë e mbrojtur me kodet e sigurisë
Fotografitë e shpërndara të versionit të fundit beta në Android tregojnë çfarë nevojitet që të funksionojë ky opsion.
Për ta aktivizuar, WhatsApp duhet të identifikojë pajisjet pranë që gjithashtu e kanë këtë opsion. Kjo është e njëjta mënyrë funksionimi në sistemet Android që lejon skanimin për të shpërndarë foto, video etj me Bluetooth.
Aplikacioni do të kërkojë miratim për të hyrë në sistem si dhe një leje për vendndodhjen që të përcaktojë nëse pajisjet e tjera janë brenda zonës së shpërndarjes.
Pavarësisht akseseve që kërkon, WhatsApp garanton që numrat e celularëve do të maskohen dhe çfarëdo që të shpërndahet do të jetë e koduar për të siguruar shpërndarjen.
Nuk dihet ende se kur do të jetë data e daljes së këtij opsioni, por fakti që po vijon testimin beta tregon që nuk është shumë larg.
Aplikacioni po zhvillon edhe një opsion për reagimet e shpejta në statuset e postuara. Kjo do të funksionojë njësoj si në postimet e InstaStory ku përdoruesit mund të klikojnë një ikonë (emoji)për të shprehur reagimin e tyre.
Por ndryshe nga Instagram, reagimet nuk do të shfaqen në bisedën personale, por tek statusi i postuar.
Rezistenca ndaj insuIinës po bëhet një problem gjithnjë e më i përhapur, por…
Eshtë një bindje e përhapur se uji nuk duhet të pihet gjatë vakteve…
Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën rikthehet…
Kura me limon dhe hudhër është shumë efikase në eliminimin e depozitave të…
Kalciumi është një mineral thelbësor për forcën e kockave dhe shumica e njerëzve…