Ushqimet janë të ndryshme e për rrjedhojë edhe mënyra e përpunimit të tyre në organizëm është e tillë.
Çdo ushqim ka një ndikim të caktuar tek uria, hormonet dhe numri i kalorive të djegura.
Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për ushqimet që ju ndihmojnë të mbani peshën nën kontroll.
Vezët
Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se vezët janë të mira për shëndetin dhe përkundër pretendimeve të mëparshme, ato nuk shkaktojnë probleme për zemrën dhe nuk ndikojnë në yndyrën në gjak.
Për më tepër, vezët janë të pasura me proteinë, yndyra të shëndetshme dhe ju mbajnë ngopur për shumë gjatë, duke ofruar pak kalori.
Vezët janë të pasura me ushqyes dhe plotësojnë shumë nevoja të organizmit. Pjesa më e madhe kalorive gjenden tek e verdha e vezës.
Barishtet dhe perimet
Barishtet si spinaqi apo brokoli, lulelakra e lakra ofrojnë sasi të shkëlqyera të proteinës.
Ato janë perfekte për rënien në peshë, sepse përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate por shumë fibra.
Ngrënia e barishteve kufizon sasinë e kalorive. Shumë studime kanë treguar se vaktet dhe regjimet ushqimore me një dendësi të ulët energjie e ndihmojnë njeriun të konsumojë më pak kalori.
Për më tepër, barishtet përmbajnë shumë vitamina, antioksidantë dhe minerale siç është kalciumi që ndihmon në djegien e yndyrave.
Mishi pa yndyrë i viçit dhe pulës
Mishi i kuq i papërpunuar dhe pa yndyrë ka një rol të rëndësishëm për mirëqenien e organizmit.
Ai përmban shumë proteinë, një ushqyes i rëndësishëm, prania ditore e të cilit ju ndihmon të digjni nga 80 deri në 100 kalori në ditë.
Për më tepër, falë proteinës, njeriu mund të përgjysmojë dëshirën për ushqim në mbrëmje vonë dhe të humbasë 2 kilogramë në muaj.
Meqenëse mishi i kuq nuk është shumë i rekomandueshëm, proteinën mund ta gjeni edhe te shumë produkte bimore si më poshtë.
Fasulet, supat dhe bishtajat
Disa fasule dhe bishtaja si mashurka apo barbunja janë të rekomandueshme për rënien në peshë.
Këtu përfshihen edhe thjerrëzat, fasulet e zeza, të bardhat e të tjera. Këto ushqime përmbajnë shumë proteinë dhe fibër, dy ushqyes që ju ndihmojnë të jeni të ngopur për më gjatë.
Njerëzit që duan të humbin në peshë, gjithashtu duhet të hanë më shumë supa.
Studimet kanë treguar se ngrënia e një ushqimi të transformuar në supë, pra jo i skuqur apo i pjekur, i bën njerëzit të jenë më të ngopur.
Për rrjedhojë, ata janë më pak të uritur dhe marrin më pak kalori./AgroWeb
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…
Farat e kungullit janë të pasura me ushqyes të rëndësishëm për shëndetin. Falë vitaminave…