<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Të rinjtë po bëhen më pak të lumtur sesa gjeneratat më të vjetra

Të rinjtë po bëhen më të palumtur sesa gjeneratat e vjetra, ndërsa vuajnë sikur të ishin në krizën e mezomoshës, ka treguar Raporti i Lumturisë për vitin 2024.

Raporti është publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, pra më 20 mars. Ky raport mbledh të dhëna nga anketat në më shumë se 140 shtete. Ato rankohen bazuar në vlerësimin e jetës që e bëjnë njerëzit në tri vitet paraprake, në këtë rast nga 2021 deri më 2023. Raporti është realizuar në partneritet nga Gallupi, Qendra Kërkimore e Mirëqenies në Oxford, Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së dhe një bord udhëheqës. Njerëzit janë pyetur për të vlerësuar me pikë jetën e tyre. Raporti merr gjashtë variabila për të bërë vlerësimin: Bruto Produkti i brendshëm për kokë banori, përkrahja sociale, jetëgjatësia e shëndetshme, liria, bujaria dhe perceptimet mbi korrupsionin.

 

Një ndër doktorët më të zëshëm në Shtetet e Bashkuara, Vivek Murthy, ka ndërlidhur raportin e palumturisë me rrjetet sociale. Ai ka thënë se lejimi i fëmijëve të përdorin rrjetet sociale është sikur t’u japësh ilaçe që nuk janë aprovuar të jenë të sigurta. Ai gjithashtu ka thënë se dështimi i qeverive për të rregulluar më mirë përdorimin e rrjeteve sociale në vitet e fundit ka qenë “i çmendur”.

Pasi u bënë publike të dhënat e reja se rinia është më pak e lumtur se sa popullata që është në moshë më të shtyrë në SHBA, trend ky që po pritet të ndjekë edhe Evropën, Murthy ka thënë për “The Guardian” se rinia me të vërtetë po vuan në SHBA dhe këto vuajtje të rinisë po shkojnë duke u rritur në mbarë botën. Ai ka thënë se ende po pret të shohë ndonjë rezultat se a është në rregull të lejohen të përdoren rrjetet sociale për fëmijët e adoleshentët dhe ka bërë thirrje që ndërkombëtarisht duhet të merren masa për përmirësimin e lidhjeve reale jetësore të gjeneratave të reja. “Mendimi se në botë ka fëmijë që po përjetojnë krizën e mezo-moshës, kërkon veprim të menjëhershëm”, ka thënë ai.

Pas 12 vjetësh në të cilat grupmosha 15-24 ishte më e lumtur se sa grupmoshat tjera, trendi ka nisur të përmbyset në 2017. Sipas doktorit Murthy, këto gjetje paraqesin alarm të kuq. Ky trend është i pranishëm edhe në Evropën Perëndimore dhe mendohet se do të rritet në një vit apo dy.

Britanikët nën moshën 30 vjeçë rangohen si të 32-tët, pas shteteve si Moldova, Kosova dhe El Salvadorit, i cili ka shkallën më të lartë të vrasjeve në botë. Në kontrast, britanikët mbi moshën 60 vjeçe arritën në top 20-she ku hyjnë gjeneratë më të vjetra e më të lumtura të botës. Më herët gjatë këtij muaji adoleshentët e anketuar britanikë kanë thënë se presin që jetët e tyre të jenë më të këqija se sa ato të gjeneratave të vjetra.

Raporti i lumturisë nuk e tregon shkaktarin e ndryshimeve, por mendohet të jetë bazuar në ngritjen e shqetësimeve rreth rritjes së përdorimit të rrjeteve sociale, pabarazia e të ardhurave, krizave të brendshme shtetërore dhe frika për luftën e ndryshimet klimatike.

Dr. Murthy ka thënë se adoleshentët amerikanë kalojnë 5 orë në ditë nëpër rrjete sociale dhe një e treta e tyre deri në mesnatë qëndrojnë nëpër pajisje kompjuterike përgjatë ditëve të javës. Ai ka bërë thirrje për legjislacion “të menjëhershëm” në mënyrë që të reduktohet dëmi tek gjeneratat e reja, duke limituar apo eliminuar veçoritë si butonët “like” dhe shfletimi i palimituar.

Në raport thuhet se mirëqenia në fëmijëri dhe shëndeti emocional mund të jenë parashikuesit më të mëdhenj për nivelin e kënaqësisë në moshë madhore.

admin admin

Recent Posts

​Shenjat paralajmëruese mund të parashikojnë sëmundjen inflamatore të zorrëve 10 vjet më herët

  Modelet e antitrupave në gjakun e njerëzve mund të parashikojnë shfaqjen e sëmundjes inflamatore…

17 hours ago

Po harroni shpejt se ku i lini gjërat? Hani këto ushqime dhe do habiteni nga rezultati

    Ne kemi kaq shumë gjëra të ndryshme për të menduar çdo ditë, ndërsa…

19 hours ago

Ilaçi natyral që bën “mrekulli” për tensionin

    Nëse ka një grup njerëzish që janë të njohur në mbarë botën për…

22 hours ago

4 faktorë që shkaktojnë kancer të lëkurës

    Melanoma është kanceri më vdekjeprurës i lëkurës, që e merr origjinën nga melanocitet…

2 days ago

Pse gjithnjë e më shumë persona që nuk kanë pirë kurrë duhan po preken nga kanceri i mushkërive?

    Kur shumë njerëz mendojnë për një pacient tipik me kancer të mushkërive, zakonisht…

2 days ago

Një fjali e thënë në vitin 1957 që vazhdon të jehojë edhe sot, mesazhi i Albert Camus…

    Albert Camus, një prej shkrimtarëve dhe mendimtarëve më të rëndësishëm të shekullit XX,…

2 days ago