Më 27 shkurt 1879, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Ky botim u bë i mundur në sajë të nismës së Sami Frashërit, të Jani Vretos e të Pashko Vasës.
“Alfabetarja e gjuhës shqipe” nuk përfaqëson një abetare tipike, pasi përfshin një sërë shkrimesh me natyrë didaktike, me autorësinë e nismëtarëve. Në mbrujtjen e saj bashkëpunuan ngushtësisht myslimanë (vëllezërit Frashëri), katolikë (Vasa) dhe ortodoksë (Vreto), të cilët u prinë nga ideali i atdhedashurisë.
Kjo vepër me vlera të larmishme, hodhi themelet e procesit ripërtëritës dhe ripërcaktues të gjuhësisë shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se alfabetarja iu dhurua Sulltan Abdyl Hamitit II, i cili dinte të fliste shqip. /oranews
Ka disa ushqime të lehta që mund të hani para gjumit për t’ju ndihmuar…
Nxënësja nga Mitrovica Orela Behrami, e lindur dhe e rritur në Luksemburg, ka dëshmuar…
Aristotel Petro Midis Bizantit, Osmanëve dhe Origjinës Arbërore - Historia e Ballkanit fsheh të vërteta…
Në dekadat e fundit, është vënë re një rritje e shpejtë e rasteve të…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora dimërore në atë verore do të ndodhë të…
ADN-ja SHQIPTARE DHE MISTERI I NJERËZVE TË PARË NË EUROPË (DOKUMENTAR) (Përkthimi në shqip i…