<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Studiuesit parashikojnë saktësisht se kur do të shembet shoqëria aktuale njerëzore

Shkencëtarët thonë se kanë arritur të parashikojnë saktësisht se kur do të marrë fund shoqëria ku jetojmë, teksa teknologjia moderne na ndihmon të kuptojmë më shumë mbi të ardhmen, që prej Inteligjencës Artificiale deri te mbështetja e ekzagjeruar te makineritë për plotësimin e nevojave.

Shumë mendojnë se jeta në tokë do të vijojë gradualisht ‘duke u përmirësuar’, por për një grup shkencëtarësh më pesimistë kanë përdorur teknologjine për të zbuluar nëse, dhe se kur gjithçka do të marrë fund.

Studiuesit e shkollës ‘Massachusetts Institute of Technology’ (MIT), përdorën një model kompjuterik për parashikimin e tyre, duke analizuar të dhënat e popullatave, burimeve natyrore dhe përdorimit të energjisë.

Studimi publikuar fillimisht nga organizata “Klubi i Romës” tregonte se “kufizimi rritjes” do të ishte “shkaku i shkatërrimit eventual të shoqërisë njerëzore”.

Në studim ata thonin se kjo do të arrijë kulmin në shekullin e 21-të, që është në fakt shekulli ku po jetojmë.

Dhe në fakt duhen më pak se dy dekada për të arritur të shkatërrimi i paralajmëruar, ose më saktë 17 vjet, nëse do të vijojmë me këto ritme, teksa parashikohet se fundi do të jetë në vitin 2040, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Në kohën e publikimit raporti nuk u mor seriozisht, por para se të tjetër të qeshin e të tallen me të, një grup i ngjashëm studiuesish kishin arritur konkluzione të njëjta edhe në vitin 2009, shkruan The Guardian.

Studimi fundit i publikuar nga revista American Scientist në 2008, arrinte në konkluzionin se ‘jemi në kursin thuajse të saktë të arrijmë vetë-shkatërrimin për 35 vjet.

“Por është e rëndësishme të pranohet se konkluzionet nuk janë ende vlerësuar dhe nuk jemi në dijeni të modeleve të prodhuara nga ekonomistët për parashikime kaq afatgjata”, shtohet në dokument.

Në vitin 2021, studiuesja holandeze Gaya Herrington konfirmonte pak a shumë parashikimet e bëra në artikull.

Duke folur me The Guardian, Herrington tha: “Unë si studiuese mendova se kontrolli i modeleve 10-vjeçare dhe krahasimi me vëzhgimet empirike do të ishte një ushtrimi mirë.”

Herrington tha se tragjikisht të dhënat përshtateshin me parashikime të bëra në 1972, ku thuhej se ndalimi ekonomisë në dekadën ku po jetojmë, do të sjellë fundin e shoqërisë sonë brenda 10 vjetëve.

Por për fat Herrington kishte dhe disa parashikime optimiste.

Ajo tha për The Guardian: “Çelësi i studimit është që ne të përshtatemi me një skenar që nuk përfundon në katastrofë, siç janë inovacioni dhe zhvillimet e reja të qeveri dhe shoqërinë civile për të krijuar një botë më të qëndrueshme”.

admin admin

Recent Posts

Nëse foshnja juaj ka bllokim të hundëve, ja çfarë duhet të bëni

  Bllokimi i hundëve është shumë i zakonshëm tek foshnjat, sidomos gjatë stinëve të ftohta…

3 days ago

IKSHPK njofton qytetarët për Hantavirusin: Sa jemi në rrezik?

    IKSHPK ka njoftuar qytetarët rreth rrezikut me infeksionin Hantavirus. Sipas IKSHPK rreziku vlerësohet…

3 days ago

​Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

    Nga 16 prill deri më 8 maj, në Kosovë janë konfirmuar dhjetë raste…

3 days ago

Shqipëria dhe Kosova, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA-së gjeneruese në Europë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria…

3 days ago

1448 — Planet sekrete për shkatërrimin e Skënderbeut

Më 27 qershor 1448, Republika e Venedikut harton udhëzime sekrete për të dërguarin e saj…

3 days ago

”Moj e bukura More”, hulumtimi i Edi Shuriut për historinë e këngës së bukur arbëreshe

Kënga “Moj e bukura More” përfaqëson njërën ndër lirikat më të bukura të shkruara dhe…

3 days ago