OnePlus ka prezantuar telefonin e ri OnePlus 12 i cili vjen me një pamje të mirë, dhe performancë të shpejtë, por pa mjetet e shumëpërfolura të Inteligjencës Artificiale (Al).
Ky telefon i cili tingëllon si një model i vitit 2020, mund të tërheqë këdo që kërkon një përvojë “pa rrëmujë”, pra pa mjete shumë të avancuara si ato me Al.
Dizajni i modelit të ri është shumë i ngjashëm me OnePlus 11 të vitit 2023. Me një ekran OLED të lëmuar dhe të ndritshëm, OnePlus 12 funksionon me çipin Qualcomm Snapdragon 8 Gen 3, çip ky jashtëzakonisht i fuqishëm.
OnePlus 12 karikohet shpejt duke arritur 100 për qind në më pak se 30 minuta me karikuesin 100 W, dhe përdor OxygenOS 14, i cili është një version i modifikuar i softuerit më të fundit Android 14, shkruajnë mediat e huaja.
Në përgjithësi, ka një sasi të mirë opsionesh personalizimi, por i mungojnë mjetet e Al të cilat janë bërë shtyllë kryesore e rivalëve tjerë të tij. Pra, ky model nuk ka asnjë redaktim të avancuar të fotografive, dhe asnjë gjenerues me Al.
OnePlus 12 ka një kamerë kryesore 50 megapikselë e aftë për të prodhuar imazhe të bukura. Në përgjithësi sistemi i kamerës është i fortë, por ka më shumë vështirësi në ambiente të mbyllura, me dritë të zbehtë, dhe skena me kontrast të lartë.
Çmimi fillestar për këtë model është 969 euro.
Fishkëllimë, gumëzhimë, fëshfërimë apo zhurmë si zile, të cilat nuk i dëgjon askush…
Migrena është një çrregullim neurologjik që mund të shkaktojë dhimbje të forta koke,…
Ënjtja e këmbëve është një problem i shpeshtë që shumë njerëz e vërejnë…
Ditët bëhen më të shkurtra, ekspozimi në diell zvogëlohet dhe bashkë me vjeshtën…
Albert Vataj Në vitin 2003, në fushat e Norfolkut në Angli, kërkuesit e antikitetit me…
Një fotografi e realizuar në Mitrovicë, në vitin 1943, na kthen në një periudhë të…