<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

15 mjete të monitorimit të mediave sociale që ju nevojiten në 2024

Nga Jerina Luka

Mediat sociale janë bërë epiqendër e jetës së përditshme të çdo individi apo kompanie. Pikërisht aty shpërthejnë lajmet, shfaqen tendencat dhe sa më shumë që zgjerohet ndikimi social, aq më jetike bëhen të dhënat e mediave sociale për drejtimin e një kompanie të suksesshme dhe konkurruese.

Sot, askush nuk ka dyshim për prezencën e bizneseve në mediat sociale, por vëmendja apo debati është zhvendosur tek mënyra se si ekipet e punës së komunikimit online apo e-marketingut, mund t’i shfrytëzojnë sa më shumë kapacitetet e tyre.

Sondazhi i Harris Poll, realizuar përSprout Social, anketoi më shumë se 750 liderë në marketingun online për të kuptuar më mirë se si po investohet në këto kanale komunikimi dhe ndikimi i tyre (mediave sociale) në biznes. Pavarësisht tendencave aktuale makroekonomike, buxhetet për investim në këtë sektordo të rritet edhe më shumë.

Gjithashtu, drejtuesit po vështrojnë me kujdes teknologjitë në zhvillim dhe ndikimet që ato sjellin në strukturat organizative, për të siguruar përfitime maksimale.

Gjetjet kryesore nga hulumtimi (sondazhi i Harris Poll) janë:

80% e drejtuesve të biznesit parashikojnë se buxheti për investim në mediat sociale të kompanisë së tyre do të rritet në 3 vitet e ardhshme, dhe mes tyre, 44% vlerësojnë se buxheti në këtë sektor do të rritet me më shumë se 50%;
90% e drejtuesve pajtohen me idenë se suksesi i kompanisë së tyre do të varet nga sa efektivisht përdoren të dhënat dhe njohuritë e mediave sociale;
97% e drejtuesve pranojnë se inteligjenca artificiale (AI) do t’u mundësojnë kompanive të analizojnë të dhënat e mediave sociale në mënyrë edhe më efikase.

Përdorimi i mediave sociale zbulon vazhdimisht mundësi të reja për bizneset për t’u rritur e zgjeruar dhe i ndihmon atanë mbledhjen e të dhënave të vlefshme të cilat shërbejnë si orientim për fushatat e ardhshme publicitare duke korigjuar gabime apo duke përmirësuar performanca të produktit apo markës.

Aktualisht, tregu ofron platforma të ndryshme për monitorimin e performancës të mediave sociale, të cilat mund të përzgjidhen në varësi apo në përshtatje të biznesit tuaj.

Ndër më kryesoret janë:

Sprout Social
Agorapulse
RivalIQ
Mention
Keyhole
HubSpot
Brand24
Atribus
Zoho Social
Awario
Cyfe
Sendible
Brandwatch
Meltwater
YouScan

Disa këshilla të vlefshme për të përfituar sa më shumë nga përpjekjet tuaja për monitorimin e mediave sociale?

Monitorimi i fjalëve kyçe për markën tuaj

Për shembull, nga një aplikacion fitnesi mund të monitohen fjalë kyçe si ‘stërvitje’, ‘këshilla fitnesi’ ose ‘jetesë e shëndetshme’.

Monitorimi i kanaleve të ndryshme komunikimit

Audienca është e shpërndarë në platforma të ndryshme të mediave sociale si Facebook, Instagram, X, LinkedIn, Reddit etj. dhe çdo kanal ka dinamikën e tij unike e cila duhet monitoruar.

Monitorimi i ndjesive të konsumatorit

Përceptimi i njerëzve për produktin, markën apo biznesin është shumë i rëndësishëm për marrjen e vendimeve brenda një kompanie. Kështu,feedback-u apo analiza e ndjesive të konsumatorit përfshin studimin e komenteve në mënyrë që kuptohet saktësisht se çfarë mendojnë ata rreth produktit.

Ndjesitë e konsumatorit mund të jetë pozitive, negative ose neutrale. Përdorimi i platformave të monitorimit ndihmon për të rregulluar strategjinë e komunikimit me klientin duke përmirësuar njohuritë rreth kërkesave, dëshirave dhe perceptimittë përgjithshëm për markën tuaj.

Monitorimi i konkurrencës

Mos monitoroni vetëm markën tuaj, por përdorni këto mjete për të mbajtur një vështrimtek konkurrentët dhe strategjitë e tyre. Çfarë lloj përmbajtjeje publikojnë? A po referohet më shumë marka e tyre se e juaja? Si janë ndjesitë e konsumatorit?

Disa prej platformavetë monitorimit ofrojnë raporte vizuale (grafika)të cilat ndihmojnë në monitorimin e konkurrencës dhe vlerësimin e performancës së tyre në kanale të ndryshme. Ndjekja e fushatave të konkurrentëve, sjellja e konsumatorit ndaj postimit, nivelet e angazhimit, ndërveprimet, koha e përgjigjes ju orienton qëtë parashikoni lëvizjet dhe të përfitoni nga çdo boshllëk në strategjinë që konkurrentët kanë aplikuar.

Rritja e monitorimit të mediave tuaja sociale duhet të jetë një përparësi kryesore, pavarësisht nga industria ku biznesi juaj operon.Sa më afër të gjurmoni se çfarë flitet për markën tuaj, aq më mirë mund t’i shërbeni klientit të synuar.

Po kështu, ju mund të krijoni marrëdhënie më efikase me klientët tuaj për shkak se ju tashmë keni gjetur mënyrën për t’u lidhur me dëshirat e tyre, preferencat dhetë adresoni kështu nevojat që ata kanë.

admin admin

Recent Posts

Sa vapë mund të përballojë njeriu? Ekspertët shpjegojnë kur rreziku bëhet real

    Nga Donatella Zorzetto Vapa ekstreme po vendos në alarm mjekët. Ekziston një prag…

6 hours ago

A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara? Çfarë duhet të dini para se të shfaqen komplikimet

    Rëndesa në këmbë, ënjtja rreth kyçeve dhe venat më të dukshme në mbrëmje…

7 hours ago

Vitamina e cila ju ndihmon t’i luftoni të dyja llojet e diabetit

    Marrja e një tablete vitaminë C dy herë në ditë mund të ndihmojë…

8 hours ago

Keni kujdes! Ja çfarë mund të shkaktojë sulm në tru

    Sulmi në tru ndodh kur furnizimi me gjak në një pjesë të trurit…

8 hours ago

Hudhra para gjumit: 5 përfitimet shëndetësore që i jep trupit

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.  …

1 day ago

Nga dhimbja e gishtave deri te ndryshimi i zërit, 7 simptomat e kancerit të mushkërisë

    Kanceri i mushkërive është lloji i dytë i kancerit më i përhapur si…

1 day ago