<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: LETËRSI

“Net dimri në Burgun e Prishtinës”

Kujtime nga ish-i burgosuri politik, Enver Dugolli

Ishte nata e 21 janarit 1998. Si zakonisht ra zilja dhe u fikën dritat, shenja që na lajmëronin se duhej të shkonim në shtrat. Nuk ka rëndësi ke a nuk ke gjumë. Në kohën e hetimeve, zilja dhe fikja e dritave ishte sinjali më i keq i mundur, tek atëherë fillonte tmerri. Pa kaluar ndoshta 10 minuta, kur të paraburgosurit e tjerë fillonin të flinin, për të burgosurit politikë niste trajtimi i veçantë, ndërsa për xhelatët e UDB-së  fillonte nata e gjatë e “punës”.

Ky 21 janar ishte një natë e zakonshme, sepse tanimë isha i dënuar dhe netët e gjata pas ziles dhe fikjes se dritave ishin vetëm hija e hetimit. Por këtë natë, ideja se gjithçka mund të përsëritej nuk zuri vend për shkak të zhurmave që vinin nga stacionit kryesor i policisë. Përkundrazi, ishte qetësia ajo shqetësonte. Qetësia që mbretëronte nuk i ngjante normalitetit. Ishte e sigurtë se diçka serioze po ndodhte. Zhurma e automjeteve dhe mobilizimi i hekurt i policisë hetohej dhe ndihej edhe brenda dhomave të burgut. Ndonëse lëvizjet u ndërprenë, ndjehej se po përgatiteshin për një aksion. Atë natë për çudi nuk u hapën dyert e qelive të burgut. Ndezja e furishme, si e orkestruar, e shumë automjeteve dhe blindave u ndie shumë herët, para agimit të 22 janarit. Alarmet dhe sirenat e autoblindave dëftonin se po lëviznin për diku. Se bëhej fjalë për një sulm të organizuar ndaj Kullës së Jasharajve në Prekaz, këtë e mësova vetëm më vonë.”

“Shkëputur nga libri “Qark i (Pa)mbyllur Burgjesh”

admin admin

Recent Posts

“Vape” në duart e adoleshentëve – një realitet shqetësues që duhet të jetë ALARM për të rriturit

OHVSH TRUNGU ngrit shqetësimin për përhapjen në rritje të përdorimit të cigareve elektronike (“vape”) tek…

11 hours ago

Lufta për mbijetesë në natyrë – ujku dhe karibuja

Videoja “Starving Wolf Hunts Caribou” nga BBC Earth paraqet një nga skenat më dramatike të…

1 day ago

Syzet inteligjente dhe inteligjenca artificiale – mënyrë e re për të mashtruar në provime

Pamjet që dikur konsideroheshin si teknologji futuriste tashmë po shndërrohen në një mjet kontrovers për…

1 day ago

Si dhe kur të ujiten pemët e reja?! Kujdes mos e bëni këtë gabim…

  Mbjellja e një peme frutore në oborr mund të sjellë bollëk. Por, para se…

1 day ago

Një grusht rërë mund ta shpëtojë kopshtin?! Habit studimi…

  Në vend të produkteve të shtrenjta, një zgjidhje e thjeshtë ndryshon strukturën e tokës…

1 day ago

Një ilaç me bazë bimore po ndryshon luftën kundër duhanit

  Lënia e duhanit ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë, por sot ekzistojnë metoda…

2 days ago