<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Bllokimi i hundëve gjatë virozave të stinës, zbuloni disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm

 

 

Vështirësia në frymëmarrje dhe humbja e oreksit janë dy aspekte aspak të rehatshme të të ftohurës apo gripit.

Bllokimi i hundëve nga sekrecionet mund ta bëjë jetën të vështirë por kjo ndodh përkohësisht.

Hundët mund të pastrohen nga sekrecionet falë disa kurave natyrale të mira për organizmin.

Simptomat e bllokimit të hundëve

Bllokimi i hundëve shoqërohet me një grumbullim të dendur të sekrecioneve, enjtje të indeve të hundës dhe dhimbje të sinuseve.

Tek të sapolindurit, bllokimi i hundëve mund të zgjasë për një muaj duke vështirësuar ushqyerjen e tyre. Një prej arsyeve më të zakonshme të bllokimit të hundës është inflamacioni në flegrat e saj. Kjo mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës, gripit apo sinozitit.

Në rastet e këtyre problemeve, situata përmirësohet shpejt por ka raste siç është sinoziti kronik, myku apo alergjitë që tejzgjatin vështirësinë në frymëmarrje.

Kurat natyrale për zhbllokimin e hundëve

Uthulla e Mollës

Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një luge çaji me uthull molle në një gotë me ujë të vakët. Kjo tretësirë duhet pirë një ose dy herë në ditë.

Kjo kurë funksionon për shkak të acidit acetik dhe kaliumit që hollojnë sekrecionet dhe luftojnë mikrobet.

Çaji i Nenexhikut

Çaji i nenexhikut mund të përgatitet duke zier 8-10 fletë nenexhiku në ujë. Çaji duhet pirë një deri në dy herë në ditë. Mentoli tek nenexhiku lufton inflamacionin dhe çliron hundët nga sekrecionet.

Vaji esencial i Trumzës

Për këtë kurë, AgroWeb.org ju udhëzon se duhet të zieni ujë në një tenxhere dhe të hidhni 6-7 pika të vajit esencial të trumzës. Mbulojeni kokën me një peshqir dhe nuhatni avullin e lëshuar nga uji i zier me vajin esencial.

Kjo kurë funksionon sepse përbërësit e vajit luftojnë mikrobet dhe inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes.

Të njëjtën kurë mund ta bëni edhe me vajin e rozmarinës i cili ndihmon edhe kundër kollës dhe të ftohurës në përgjithësi.

Ujë me kripë

Uji me kripë mund të hidhet në një shishe spërkatëse për hundët dhe ta përdorni në secilën flegër.

Kjo kurë është efikase në zhbllokimin e hundëve por funksionon edhe kundër alergjive, të ftohurës dhe sinozitit.

Hudhra

Zieni ujin në tenxhere, hidhni 3-5 thelbinj të shtypur hudhre dhe mbulojeni kokën me peshqir. Nuhatni avullin e lëshuar nga hudhra dhe përsëriteni kurën dy herë në ditë. Hudhra është ideale kundër baktereve, mikrobeve dhe inflamacionit.

admin admin

Recent Posts

Apollonia dhe Bylisi: Grekë apo Ilirë? Debati që zgjat prej shekujsh, por faktet flasin shqip

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…

6 hours ago

Halim Dauti, lauhtari nga Vllahia e Shalës që këndoj versionin më të gjatë të këngës për Betejën e Kosovës (1389)

Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…

9 hours ago

Pse u dëbuan kelmendasit nga trojet e tyre! Historia sipas arkivës së Vatikanit. Flet Dom Frrok Zefi!

Në një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm nëpër pluhurin e shekujve dhe labirintet e…

9 hours ago

Shqipëria kufizohet me Greqinë nga lumi Arta, në veri nga Bosnja: Shqiptarët janë ilirët dhe epirotët e lashtë

SHQIPËRIA KUFIZOHET ME GREQINË NGA LUMI ARTA; NË VERI NGA BOSNJA. SHQIPTARËT JANË ILIRËT DHE…

2 days ago

Roli i hoxhallarëve si mësues shkollash në vitet ’20

Xhafer Sadiku Qeveritë shqiptare, pas Pavarësisë, e konsideruan hapjen e shkollave një prioritet themelor të…

3 days ago

Ky hormon është matësi i heshtur i pjellorisë: Tregon nëse një grua mund të mbetet ende shtatzënë

Analiza e këtij hormoni në gjak ndihmon mjekët të vlerësojnë rezervën e vezëve në vezore,…

3 days ago