Molla është frut me ndikim të madh pozitiv në shëndetin tonë. Ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndihmon kundra kapsllëkut dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak.
Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit
Mrekullia tjetër e mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të.
Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.
Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”.
Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit.
Disa vdekje po ndodhin gjatë verës, por kryesisht nga ataku në zemër. Ataku…
Rreth një e katërta e të rriturve të moshuar në mbarë botën…
Një grup studiuesish nga St. Jude Children’s Research Hospital ka identifikuar një proteinë…
Njerëzit e lindur para vitit 1966 po këshillohen të jenë veçanërisht të vëmendshëm…
Dhimbja në shpinë nuk mjafton për të kuptuar burimin. Mënyra si përhapet, temperatura…
Thonjtë mund të japin disa të dhëna për gjendjen e përgjithshme të organizmit.…