Personat që i kanë vendosur si qëllim vetes që të humbasin disa kilogramë në 2024 mund t’ia dalin me sukses nëse thjesht kërcejnë.
Një studim kinez mbi 646 persona thotë se ata që kanë vullnet të ngrihen dhe të lëvizin trupin shfaqin ndryshime pozitive në përmasat e trupit, në bel dhe në masën dhjamore. Rezultati është publikuar në revistën PLOS ONE.
Një tjetër përfitim është ulja e presionit të gjakut dhe përmirësimi i shëndetit mendor. Gjithashtu u vunë re përmirësime te personat që vuajnë nga diabeti, gurët në tëmth, hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare.
“Kërcimi është efektiv për humbjen e peshës te personat mbipeshë dhe obezë si dhe ka përmirësim të dukshëm në morfologjinë e trupit”, thotë bashkautorja Yaya Zhang.
Studiuesit vlerësuan vështirësinë e ndjekjes së një zakoni në një afat të gjatë kohor dhe kërcimi është një formë ushtrimi që sjell edhe argëtim.
“Si formë aktiviteti fizik që integron ushtrimin, argëtimin dhe socializimin, kërcimi ka avantazhe më të mëdha për të të motivuar që të ushtrohesh. Ushtrimi për të paktën tre muaj me metoda të ndryshme kërcimi, përbën më shumë gjasa për të arritur objektivin”.
Autorët e studimit veçuan edhe ndryshimin mes kërcimit dhe ushtrimeve aerobike. Kërcimi ka më shumë avantazh në humbjen e kilogramëve sepse vendos në lëvizje të gjithë trupin dhe ka më pak risk për të shkaktuar lodhje shpejt.
Me ardhjen e vjeshtës dhe shkurtimin e ditëve, disa njerëz përjetojnë ndryshime të…
Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…
Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…
Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…
Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…