Oda e miqve është mjedisi më paraqitës në banesën tradicionale shqiptare, vendi ku priteshin miqtë sidomos në rastet e ngjarjeve e të ceremonive familjare.
Zë vendin më të mirë në kompozimin e banesës dhe dallohet nga pajisjet e trajtimi i pasur dekorativ. Vend qendror ka oxhaku në banesën fshatare, i cili shpesh është vetëm dekorativ në atë qytetare. Tipare të veçanta të odës së miqve janë gdhendjet në dru në pjesë si tavanë, dollapët e murit, musandrat, dyert etj., zbukurimi i oxhakut, dhe në disa raste pikturimi i mureve. Janë të përmendura për zbukurimet në dru veçanërisht banesat në Shkodër, Berat, Gjirokastër, Prizren, Gjakovë dhe Elbasan. Me futjen e mobiljeve oda e miqve thjeshtohet dhe dora-dorës zhvishet nga punimet dekorative.
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo…
Fëmijët që lindin me nivele të ulëta të vitaminës D janë në rrezik…
Shkencëtarë nga Cambridge kanë vlerësuar se ushqimi mund të ndikojë në rritjen dhe…