<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: HISTORI/ARKEOLOGJI

Çka thoshte Aristoteli për Ilirët

 

 

Në veprën “De Mirabilibus Auscultationibus”, mbi mrekullitë e dëgjuara, Aristoteli flet për pasurinë e madhe në ar që gjendet në tokat e fiseve Pellazge ilire të Paionëve. Në Apolloni, ai ka mbetur i mahnitur nga currilat që shpërthejnë . Aristoteli citon banorët sa i takon një vendi ku një zjarr qëndron i ndezur vazhdimisht përmes një hapësire rreth 10 metra katrorë. Këndej thotë ai, del një erë squfuri, përreth rritet një bar shumë i lartë dhe, ç’është më e çuditshme, jo larg ka drurë të mëdhenj. Aristoteli i identifikon ishujt e bregdetit dalmatin si vendet ku nxirret qelibari, fillimisht në formë dylli e që më pas forcohej e bëhej si gur.

Një nga pasuritë më të mëdha, traditë e fiseve ilire, është edhe vera e mjaltit, e cila ka një vend të veçantë në mitologjitë e historinë (greke), romake, egjiptiane etj. Shpesh historianët, studiuesit, arkeologët nga vende të ndryshme të botës dhe në periudha po aq të ndryshme janë përballur në përpjekje për ta lidhur këtë traditë me popujt e tyre. E megjithatë, Aristoteli verën e mjaltit e konsideron një mrekulli të fisit Pellazg ilir të Taulantëve. Ja si e përshkruan ai këtë pjesë në veprën e tij: “Ilirët e quajtur Taulantë bëjnë një verë nga mjalti. Pasi i shtrydhin hojet mjaltit, i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan derisa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin në enë prej balte dhe e lënë sa mbetet gjysma tjetër. Pastaj lëngun e hedhin në enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentohet për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se ajo bëhet edhe në disa vende te Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër, aq sa ishte a pamundur për kërkuesit ta dallonin”.

Elementet e dhëna nga Aristoteli janë të qarta e janë përforcuar edhe nga autorë të tjerë, si Plini e Straboni. Pra, nëse vera e mjaltit ishte kaq e përhapur siç kanë pretenduar e pretendojnë shumë historianë të huaj, pse Aristoteli përmend shprehimisht atë ilire dhe jo p.sh. atë romake, kelte e shumë qytetërimeve të tjera. Sipas tij, edhe për banorët e Helladës e kanë marrë më pas këtë traditë. Nxënësi i shquar i Platonit, i njohur për veprimtarinë e tij të gjerë shkencore, historike, letrare e politike, nuk nxitohej në atë që shkruante, çka do të thotë se bazat e tij ishin të forta në lidhje me këtë çështje. A është kjo esenca apo pija e ëmbël me veti kuruese, të cilat mjaltit i njihen shkencërisht, që përdorej nga zotat në Olimpin e Lashtë? Homeri shkruan shpesh për gostitë e Perëndive të Olimpit ku pihej Ambrosiana.

Aristoteli nuk mund të mos i kushtonte një vend të veçantë edhe Qenve molosë të cilët, sipas tij, ua kalojnë të tjerëve si për madhësi, ashtu edhe si guxim në përplasjet me kafshët e egra. Këtë racë mbante edhe Aleksandri i Madh duke e quajtur Peritas. Shumë autorë antikë si Eliani, Atheneu, Stefan Bizantini apo më të vonshëm si britanikët Delabere Blaine, Thomas Brown, Georges Cuvier etj., e lidhin këtë racë me Pellazget ilirët dhe Ilirinë. Për molosët kanë shkruar edhe mjaft autorë të tjerë, si shkrimtari romak Plini i Vjetër apo filozofi dhe historiani (grek) Plutarku. Nga kjo racë më pas, sipas ekspertëve, kanë lindur shumë lloje të tjera, duke u kryqëzuar që në kohët më të lashta, duke qenë se, sipas të dhënave, molosët janë përdorur në betejat e Mbretërisë së Asirisë, keltëve e deri Atilës, mbretit të madh të hunëve. Shpesh, jo pa qëllim, tentohet të ngatërrohen dy raca autentike shqiptare.

Qeni i Sharrit dhe Qeni Molos. Aristoteli më tej, në veprën mbi historinë e kafshëve, shkruan se lopët e Epirit janë të mëdha, aq sa mjelësi duhet të qëndrojë thuajse në këmbë, duke u kërrusur vetëm pak. Më të mirat janë ato që quhen pirrike, të cilat e kanë emrin nga mbreti Pirro. Sigurisht, Aristoteli, që lindi në vitin 384 para erës sonë,para krishtit në qytetin Stagira të ilirise(Maqedonisë), ka lënë pas edhe shumë të dhëna të tjera mjaft interesante. Këto ishin vetëm disa prej tyre që japin një lloj imazhi deri diku të panjohur të Ilirisë dhe pasurive të mëdha.

admin admin

Recent Posts

Pse skuqemi kur kemi turp? Metoda e cila largon skuqjen në fytyrë

    Kur ju keni thirrur një njeri me emrin e gabuar apo kur në…

1 day ago

Fshati “më pranë qiellit” në botë, ku jetojnë rreth 100 banorë

    Në një lartësi prej rreth 4,587 metrash mbi nivelin e detit, në luginën…

1 day ago

Çfarë i ndodhë trupit nëse hamë djath në mëngjes

    Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e…

1 day ago

Mos i hidhni asnjëherë farat e shalqirit, kanë veti shëruese

    Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni…

2 days ago

Si të dallosh një psikopat: Është si ndryshimi midis një maceje shtëpiake dhe një maceje të egër

    Lista klasike e kontrollit për psikopatinë u zhvillua në vitin 1980 nga Prof.…

2 days ago

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës B9

    Lodhja e vazhdueshme, vështirësitë në përqendrim, dhimbjet e shpeshta të kokës dhe ndjenja…

2 days ago