Stina e vjeshtës dhe dimrit përkon me fillimin e episodeve të vazhdueshme të gripit, virozave, të ftohurës, infeksioneve e bajameve të acaruara.
Në shumicën e rasteve, kurat për trajtimin e këtyre problemeve shëndetësore janë farmaceutike, ku mund të përmendim antibiotikët apo medikamentet e ndryshme që pihen në formë çaji.
Këto të fundit përbëjnë alternativa të shpejta që gjenden lehtë e që mund të zbusin simptomat e këtyre problemeve. Megjithatë, nganjëherë, zgjidhja për këto probleme qëndron në kuzhinë. Një prej produkteve më të mira kundër temperaturës së lartë, gripit e infeksioneve është uthulla, vlerat e së cilës përshkruhen qartë në këtë artikull të AgroWeb.org
Shurup për kollën
Përzieni sasi të barabarta të mjaltit dhe uthullës së mollës. Konsumojeni herë pas here dhe do të vëreni se si aroma e të dy përbërësve do të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes dhe do të shpërbëjë sekrecionet. Uthullën e mollës mund ta përziejeni edhe me ujë në sasi të barabarta e të konsumoni nga një lugë gjelle 3-4 herë në ditë.
Kundër urthit
Në një gotë uji të mbushur plot hidhni një lugë çaji me uthull molle dhe pijeni para ose gjatë një vakti. Uthulla ndalon stomakun të prodhojë aciditet të tepërt dhe sjell ekuilibrin e duhur në sistemin tretës.
Uthulla ul temperaturën
Nëse prekeni nga temperatura e lartë mos hezitoni të përdorni uthullën, pavarësisht aromës së ndezur të saj. Kompresat në ballë me uthull molle. Nëse aroma mund t’ju duket e rëndë, mund ta holloni me ujë.
Ose një mënyrë tjetër është: një legen hidhni një gotë uji me uthull dhe dy gota të njëjta me ujë. Merrni një palë çorape të trasha, mundësisht nga ato që zgjaten deri tek gjuri dhe futini në legen. Pasi të jenë lagur mirë, shtrydhini dhe vishini. Këmbët mbështillini me qese plastike dhe mbajini për 10-15 minuta. Këtë trajtim krejtësisht natyral mund ta përsërisni disa herë sepse uthulla ul temperaturën duke përthithur nxehtësinë nga këmbët.
Albert Vataj Në këtë ditë të shënuar të Fitër Bajramit, le të kujtojmë se pasuria…
Nga ERGET CENOLLI Sot, askush nuk e di se ku e ka varrin milioneri i…
Ragip Kciku Hajredin Cakrrani INTERESANTE!!! Pak kush di për Ahmet Zogun këto që ka shkruar…
Baki Shala Përkthim: "Karanovaci (sot Kraleva), qytet i vogël. Qyteti i Karanovcit u themelua në…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat, arti i…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…