Besojeni ose jo, por ndërsa ju flini, temperatura e dhomës ndikon në metabolizmin dhe aftësinë për të fjetur më lehtë. Në muajt e dimrit, mezi presim të shkojmë në shtrat, në një dhomë komode dhe të ngrohtë. Por, ju duhet të dini që shkenca rekomandon që dhomën tuaj të gjumit ta mbani gjithmonë ftohtë, pasi kjo do të ndikojë në përmirësimin e shëndetit tuaj, nga djegia e më shumë kalorive deri tek një natë më e mirë gjumi. Studiuesit kanë zbuluar se në një hapësirë të ftohtë, trupi juaj punon më shumë për të rritur temperaturën. Pra më shumë punë, më shumë kalori të djegura, informon dritare.net.
Një natë me gjumë të plotë dhe cilësor, çon në një mori përfitimesh, si mbrojtja e trurit nga sëmundja e Alzheimerit, përmirësimi i funksionit të sistemit imunitar, rritja e produktivitetit tuaj dhe luftimi i plakjes. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vërejnë se gjumi gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin ose kontrollin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, mbipeshën dhe depresionin. Dhe natyrisht, përmirëson gjendjen shpirtërore duke ju bërë të ndiheni më mirë.
Pak njerëz e dinë se autori i himnit kombëtar të Turqisë, Mehmet Âkif Ersoy,…
Një shofer i mirë duhet të jetë në gjendje të marrë parasysh të gjitha…
Göbekli Tepe në Turqi është një nga vendet më të mrekullueshme arkeologjike nga epoka…
E gjitha filloi me shkrirjen e akullnajave, të cilat shkaktuan një rrëshqitje të madhe…
Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më shpesh nëpër markete dhe markete…
Sasi të vogla të mykut ndodhen kudo, në ajër ose në sipërfaqe të ndryshme.…