<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Këto barna ju shkaktojnë shtim të peshës

 

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor.

Megjithatë, shumë prej tyre shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.Në këtë artikull do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Ilaçet kundër tensionit të lartë

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën.

Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbashkët anësor.

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik. Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2. Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë. Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë. Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme. Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin. Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, astmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në peshë.

Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone. Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato pikante.

Kontraceptivët rrisin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti. Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen. Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut.

admin admin

Recent Posts

Do të habiteni nga ajo që përshpejton plakjen tuaj

    Shumë njerëz këto ditë përdorin orë inteligjente për të numëruar hapat, unazat e…

3 days ago

Paralajmërim nga OBSH-ja/ Ebola mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht

    Një shpërthim i Ebolës që ka vrarë të paktën 131 persona në Republikën…

3 days ago

Pse ju ftohen shpesh duart dhe këmbët?

    Një ndjesi e shpeshtë e të ftohtit në duar dhe këmbë mund të…

3 days ago

Gjermania dhe Kosova bashkë kundër virusit vdekjeprurës: Njëra me ekspertizë, tjetra me pacientë

    Gjermania ka laboratorë të sigurisë së lartë dhe virologë të aftë, ndërsa në…

3 days ago

Ja çfarë duhet të hamë dhe pimë kur marrim antibiotikë

    Siç mund ta dini, antibiotikët janë një lloj i mahnitshëm i medikamentit, i…

3 days ago

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

    Derisa moti ka filluar të ftohet, edhe imuniteti bie, ndërsa ajo çfarë hamë…

3 days ago